E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Rend dhe ligj në pjesën veriore

Institucionet e Kosovës, në partneritet të plotë me bashkësinë ndërkombëtare, do të vendosin plotësisht rendin dhe ligjin në pjesën veriore.

Ky ishte mesazhi i Kryeministrit Hashim Thaçi, dhënë gjatë një takimi të përbashkët me Nikollaj Mlladenovin, Ministër i Punëve të Jashtme i Bullgarisë dhe Samuel Zhbogarin, Ministër i Punëve të Jashtme i Sllovenisë.

Thaçi shprehu vendosmërinë e qeverisë së tij për përmbushjen e plotë të kritereve dhe standardeve evropiane të integrimit. Ministrat Mlladenov e Zhbogar vlerësuan lartë marrëdhëniet bilaterale mes vendeve, sikurse u shprehën të vendosur të mbështesin proceset demokratike në Kosovë, si dhe rrugën drejt integrimit në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›