E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berishës i dhimbset mekanizmi i vjedhjes së zgjedhjeve

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar pas shpërthimit të kryeministrit Berisha, që deklaroi në mbledhjen e grupit të PD-së, se është një marrëzi kërkesa e opozitës, për dënimin e atyre që vjedhin votat. Sipas Ramës, Berishës i dhimbset mekanizmi i vjedhjes së zgjedhjeve.

Këshillit të Ministrave i dhimbsen komisionerët? Jo, i dhimbset mekanizmi i vjedhjes së zgjedhjeve që ka në themel korruptimin e komisionerëve. E di gjithë bota!, shprehet Rama.

Sipas tij, Berisha sulmon PS-në sepse nuk ka çfarë tregon për papunësinë e korrupsionin deri në thonj dhe se zgjedhjet e ardhshme do jenë nisja për një Rilindje Shqiptare! Ne do vendosim barazinë para ligjit dhe do ta bëjmë shtetin të drejtë me të gjithë. Shqipëria e meriton këtë pas 100 vjetësh pavarësi!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›