Parlamenti gjerman miraton paketën e ndihmës për Greqinë
Deputetët gjermanë kanë miratuar me 496 vota pro dhe 90 kundër pjesën e dytë të ndihmës për Greqinë. Kancelarja Angela Merkel kërkoi mbështetjen e kësaj marrëveshje në një kohë që tha se kjo nuk ishte 100% e sigurt se do të funksiononte.
Disa deputetë të partisë së saj kundërshtuan marrëveshjen por nuk ishte e qartë nëse ata votuan kundër qeverisë.
Gjermanisë do ti duhet të paguajë më shume se kushdo vend tjetër për paketën e ndihmës prej 130 miliard euro, që eurozona miratojë javën e kaluar.