E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berishes nuk i intereson integrimi

Duke iu referuar përpjekjeve për një tryezë diskutimi për çështjen e integrimit, kreu i opozites Edi Rama tha se edhe pse deklaroi disa here se eshte gati te ulet e te diskutoje, Sali Berisha asnjehere nuk e beri kete.

"Ne i bëjmë thirrje për t'u ulur në tryezë dhe për të dalë me dialog nga kjo situatë, ai i shmanget ballafaqimit, duke thënë se është gati të ulet në bisedime, por në fakt nuk ulet asgjëkundi, përvecse para grupit të tij parlamentar ose të Qeverisë", tha Rama.

Rama tha se Kryeministri nuk ka asnje lidhje me integrimin. "Atij i intereson vetëm pushteti, jo integrimi. Fatkeqësisht nuk ka asnjë lidhje me Europën, as ne vizion, as në projektin qeverisës dhe madje as në shije. Vizioni i tyre qeverisës është mbajtja e sundimit mbi shqiptarët me cdo mjet, duke e shkelur ligjin në cdo hap. Këtë nuk mund ta lejojmë. As BE nuk mund të na integrojë me këtë nivel qeverisje", tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›