Rama: Beteja jonë për aspirata të mëdha

Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar para protestuesve të opozitës se beteja e saj është për aspirata të mëdha. "Ne kemi një betejë për aspirata të mëdha. Filozofia jonë është filozofia e ndërtimit dhe jo e shkatërrimit", u shpreh krysocialisti. Rama ka apeluar për rezistencë për një Shqipëri më të mirë. Ai ka deklaruar se koncerti i sotëm i PD-së ishte një akt i dëshpëruar . "Koncerti ishte një moment dëshpërimi", u shpreh ai. Sipas Ramës , beteja e opozitës i bën nder shoqërisë dhe demokracisë.