E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-të përndjekurit, Moisiu: Deklarata ime është keqkuptuar



Pas protestes së të përndjekurve politikë në lidhje me deklaraten e ish presidentit Alfred Moisiu për Mehmet Shehun , ka reaguar vetë Moisiu, duke sqaruar opinionin se ajo se çfarë kanë paraqitur mediat ishte një keqkuptim. Alfred Moisiu deklaron se ai kishte thënë se Mehmet Shehu ka qenë një menaxhues dhe organizator i mirë , duke mos fshehur krimet e tij. Sipas Moisiut, deklaratat e shtrembëruara në media , mund të kenë pasur qëllim për të hedhur baltë mbi figurën e tij, osë për ta kundërvënë atë për faktin se ai shpesh herë ka folur me doza kritike për situatën në vend.
Ndërkohë sa i përket protestës së të përndjekurve në lidhje me deklaratën e tij , Alfred Moisiu ka theksuar se i vjen keq që është keqkuptuar , dhe se ai i ka mbështetur të përndjekurit gjithmonë duke e kuptuar dhimbjen dhe vuajtjet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›