E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda kërcënon Gjermaninë me sulme terroriste

Ky kërcënim është dhënë në një video në gjermanisht, e zbuluar nga një prej qendrave kryesore të faqeve islamike të internetit.
 
Në këtë video, një person me emrin  Abu Talha deklaron se gjermanët do të kenë një “rizgjim të dhunshëm” pas zgjedhjeve të 27 shtatorit, nëse fituese do të jetë qeveria aktuale.

Ndërkohë, kancelarja Angela Merkel ka folur për herë të parë për një strategji të pakësimit të trupave në Afganistan. “Brenda fundit të vitit duhet të zhvillojmë një strategji që përgjegjësinë për sigurinë  t’ua dorëzojmë trupave vendase,”- ka deklaruar Merkel.

Kancelarja nuk ka dhënë një datë të saktë për tërheqjen nga Afganistani, por ka nënvizuar se pas 5 vitesh në këtë vend duhet të jenë regjistruar progrese thelbësore.

Para tre muajsh një revistë gjermane, duke cituar autoritetet e sigurisë gjermane, pohonte se Al Kaeda po planifikonte një sulm terrorist përpara zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Sipas saj, ky akt do të kryhej si akt hakmarrjeje për angazhimin e shtetit gjerman me forcat e tij ushtarake në Afganistan.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›