Rama-Braçe, replikat në Asamble
Kryetari socialist, Edi Rama, debatoi dje me nënkryetarin e Grupit Parlamentar, Erion Braçe, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.I pakënaqur nga qëndrimi i drejtuesve të PS-së, ndaj shqetësimeve të vazhdueshme që ai ka paraqitur në dy mbledhjet e fundit të Asamblesë, si për korrupsionin ashtu edhe për mungesën e PS-së në Parlament, Braçe kërkoi sqarime se përse nuk ka marrë asnjë përgjigje apo reagim për to. Në fund të diskutimeve rreth rendit të ditës, që kishte të bënte me çështjet organizative dhe zgjedhore në PS, aty ku mbledhja po mbyllej, Braçe ka kërkuar fjalën, kur anëtarët e Asamblesë ishin ngritur për të ikur. Duke iu drejtuar podiumit të mbledhjes, ku ndodhej Ruçi, Rama dhe Klosi, Braçe ka kërkuar arsyet pse shqetësimet e tij të shprehura në këtë forum nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Për rëndësinë e kthimit të deputetëve socialistë në Parlament ka folur edhe deputetja Ermelinda Meksi, e cila ka kërkuar të sqarohet qartë nëse deputetët do të kthehen në Kuvend apo jo. Nisur nga këto reagime, kryesocialisti, i cili e mori fjalën për herë të dytë në këtë mbledhje që prej fjalimit në nisje të saj, kërkoi të kuptohet qartë se ska pasur ndonjëherë bojkot, por vetëm ngritje të marrëdhënieve deri në përfundim të procesit ligjor për Bashkinë e Tiranës. Duke dashur të mos acarojë më tej debatin, Rama ka kërkuar që të mos keqkuptohen vendimet dhe fjalët e mbajtura në forume, pasi sipas tij mediat kërkojnë të peshkojnë çdo dobësi për të krijuar, sipas tij, sa më shumë probleme brenda socialistëve. Nuk kemi marrë asnjëherë një vendim për bojkot të Parlamentit. Ne do të rikthehemi në Parlament dhe do të bëjmë një politikë të re krejt tjetër. Këto gërr-vërre që bëjmë këtu, ka një industri mediatike atje jashtë që peshkon fjalë dhe fjali dhe i përdor kundër opozitës sipas interesit. Aq sa dhe për mua me Gramozin sajuan sikur jemi zënë me grushta dhe kjo me një qëllim, që të krijojnë probleme tek opozita, mësohet ti jetë përgjigjur Rama shqetësimit të deputetëve socialistë. Ky konstatim i Ramës ka sjellë dhe reagimin e Braçes, i cili mësohet se është ndjerë i indinjuar nga këto fjalë. Unë nuk jam peshk që të peshkohem…, mësohet të ketë qenë reagimi i Braçes, ndërsa ka kërkuar hyrjen sa më të shpejtë të deputetëve socialistë në Parlament, sipas tij, në korrik, dhe jo në shtator siç la të kuptohej kreu socialist në fjalën e tij. Unë nuk fola për tu kthyer në shtator në Parlament, por fola për tu kthyer në korrik sepse ne kemi përgjegjësi para elektoratit tonë për çdo seancë që atje zhvillohet pa praninë tonë. Kush do ti dëgjojë mirë ato që thashë unë, le ti dëgjojë. Kush do ta kuptojë këtë që po them dhe qëndrimin tim, le ta kuptojë, përndryshe secili në punë të vet, mësohet të jetë shprehur Braçe, i cili më pas është larguar nga mbledhja, ndërsa Ruçi bëri dhe mbylljen e Asamblesë Kombëtare për të mos lënë më hapësirë për vazhdimin e këtij debati. Braçe ka dalë i pari nga salla e mbledhjes, i cili ka rënë në sy të gazetarëve që ndodheshin në ambientet e jashtme të Xibrakut për nervozitetin e tij. Pritej që mbledhja të përfshihej nga debatet për çështjet që kanë shqetësuar deputetët socialistë kohët e fundit e që lidheshin me bojkotin e Parlamentit, por dhe mënyrën se si duhet të organizohet Partia Socialistë në të ardhmen. Por, ndryshe nga pritshmëria, në mbledhje, në mënyrë të kujdesshme, nuk pati asnjë provokim nga deputetë të tjerë që janë për vazhdimin e bojkotit për të hapur një debat.
Debatet në Asamblenë Kombëtare
Bashkim Fino: A do të bëhen zgjedhje për kryetarët e rretheve? Ky është kongres zgjedhor dhe e mira është që ata të zgjidhen. Ne e ngritëm këtë strukturë që të provonim se si do të funksiononte. Për mua nuk dha ndonjë rezultat. E kam thënë dhe atëherë kur është krijuar që isha kundër strukturës së rrethit. Jam i mendimit se mandati i kryetarit të komunës dhe bashkisë duhet të ndahet nga kryetari i partisë. Ata që kanë fituar bashkinë apo komunën sduhet të jenë dhe kryetar partie, ndërsa ata që humbën, të mos kantidojnë për kreun e PS.
Bujar Çela (Kryetar i PS Lushnjë): Kryetari i rrethit duhet të vazhdojë punën, sepse është një strukturë që në të shkuarën ka dhënë rezultat. Ne sduhet të kemi frikë nga strukturat e vjetra të PS. Sepse ne po shkojmë tek organizimi i vjetër i PS. Bëmë një eksperiment, u provua, nuk funksionoi. Kur bllokohet autostrada ne i biem nga rruga e vjetër, nga Maminasi. Edhe ne sduhet të kemi frikë që të përdorimin ato struktura që kanë treguar se kanë qenë efiçente në të shkuarën dhe kanë dhënë rezultat.
Blendi Klosi: Kryetarët e rretheve një vit punë kanë dhe ska pse të hyjnë sërish në zgjedhje dhe për këtë mendoj se duhet ti jepet kohë që të punojnë.
Fatmir Xhafaj: Kryetarët e rretheve u zgjodhën një vit më parë. Ne nuk ia kemi matur punën e tyre. Ata kanë nevojë të konsolidohen në këtë detyrë dhe të punojnë për zgjedhjet e ardhshme dhe të mos i ndërrojmë sërish. Ti bëjmë gjërat me kujdes, dhe jo në nxitim. Skemi pse nxitohemi për të përmbushur afatet formale të procesit zgjedhor në PS. Nëse do të nevojitet, mund edhe të shtyjmë kongresin për në fund të nëntorit.
Arben Malaj: Kongresi Zgjedhor i partisë të përfshijë në këtë proces edhe strukturat e rinisë dhe të gruas socialiste. Ato janë aktualisht jashtë funksioni dhe në një fushatë zgjedhore ato do të rigjallëroheshin dhe do të ripërtëriheshin. Të bëhet ndarja e mandateve të kryetarit të bashkisë dhe komunës nga kryetari i partisë së asamblesë së komunës dhe bashkisë. Ata që kanë humbur në zgjedhje të trajtohen me kujdes dhe njerëzishëm, sepse ata mbeten socialistë, dhe jo të përjashtohen nga çdo vendimmarrje. Mendoj se kuota për delegatët që dalin nga degët e PS në emigracion të mos jetë 1 delegat për 200 socialistë në emigracion, por 1 në çdo 100 socialistë.
Arta Dade: Kryetarët e bashkive dhe komunave që kanë humbur të mos jenë pjesë e forumeve të PS. Unë shoh që vendimet që merren nuk protokollohen në forumet tona. Vendimi për hartimin e programit politik është marrë që në kongresin e kaluar. Edhe atëherë u ngrit një grup pune, por nuk pamë as program dhe nuk na u dorëzua asnjë dokument. Duhet ti shkojmë punëve deri në fund dhe të mos kalojmë në përsëritje, duke iu rikthyer në të njëjtën pikë, pa arritur një objektiv.
Qemal Minxhozi: Nuk mendoj se duhet të përjashtojmë një dhe të vemë një njeri tjetër për kryetar rrethi të PS. Atëherë duhet që edhe deputeti të mbajë përgjegjësi në këtë rast. Ne nuk e kemi atë luks, pra ne që mbulojmë zonat rurale. Sjemi si Tirana që ti seleksionojmë njerëzit. Ndaj mendoj se kjo çështje duhet parë me flsksibilitet. Njerëzit duhen trajtuar njësoj si ata që kanë humbur dhe ata që kanë fituar.
Namik Dokle: Te grupet e punës për programin të përfshihet edhe zonja Dade për marrëdhëniet me jashtë dhe zonja Kodheli për çështjet ekonomike
Ruçi mbyll mbledhjen e Asamblesë
Erion Braçe: Kishim dhe një pikë Të ndryshme që nuk u ezaurua. Kisha dhe unë një shqetësim në këtë pikë të mbledhjes. Unë kam paraqitur në dy mbledhjet e shkuara të Asamblesë disa shqetësime që lidhen me pozicionin tonë ndaj maxhorancës, edhe pse ne duhet të zhvillojmë një opozitë të fortë kudo që përballemi me Sali Berishën, në Parlament, në rrugë me protesta e në çdo institucion tjetër. Unë kamë ngritur disa shqetësime, por nuk