1 javë pa drita, banorët e Ndërmendasit bllokojnë aksin Fier-Seman
FIER-Banorë të fshatit Ndërmenas kanë bllokuar sot paradite aksin Fier-Seman në shenjë proteste për mungesën e gjatë të energjisë elektrike në fshatin e tyre.
Banorët pasi kanë bllokuar të dyja anët e rrugës duke mos lejuar asnjë automjet të qarkullojë aksin janë shprehur se kjo është shenjë revolte ndaj mungesës prej 1 jave të energjisë elektrike në fshatin e tyre.
Sipas banorëve prej 7 ditësh është djegur transformatori dhe askush nga CEZ nuk është interesuar të riparojë dëmin.
Banorët e Ndërmendasit shprehen se do të mbajnë të bllokuar rrugën derisa të reagojë CEZ.
Ndërkohë shumë automjete kanë mbetur të bllokuara në këtë aks si pasojë e protestës.
(d.b/BalkanWeb)