Matematikë-Letërsi "djegin" 3.200 të rinj
TIRANE-Letërsia dhe Matematika u kanë hequr mundësinë për të marrë pjesë në garën për në shkollë të lartë plot 3.231 maturantëve. Kjo sepse kanë rezultuar mbetës, duke mos siguruar as pragun minimal të pikëve në dy provimet e para me detyrim të Maturës Shtetërore 2011. Ndërkohë që për herë të parë këtë vit, kjo kategori nuk do të mund të marrë diplomën e shkollës së mesme, pasi nuk ka sezon vjeshte. Të njëjtin 'fat' do të kenë edhe ata që vlerësohen me notën 4 në dy provimet me zgjedhje.
E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se në provimin e parë me detyrim, atë të Letërsisë, janë vlerësuar me notën katër rreth 2% e maturantëve që morën pjesë në test, ose 1106 të rinj. Kjo pasi ata nuk kanë mundur të kapin pragun minimal të pikëve. Ndërkohë që në provimin e dytë me detyrim, Matematikën, ata që janë vlerësuar me notë negative janë dyfishuar pasi në total janë vlerësuar me notën 4, rreth 4.93 për qind e të rinjve që morën pjesë në garë, ose plot 2095 maturantë. Nëse këtyre dy kategorive u shtojmë edhe 30 mbetësit që dolën nga 400 testet e dyshuara, rezultatet e të cilëve nuk ishin të përfshira në listën e rezultateve të letërsisë, atëherë në total në dy provimet e para janë vlerësuar me notë negative 3231 të rinj. Këta të rinj e kanë humbur automatikisht të drejtën për të marrë pjesë në garën për në shkollë të lartë, dhe si pasojë nuk do të mund që të plotësojnë as formularin e preferencave që pritet të dalë këto ditë. Ndërkohë sa i përket rezultateve të provimit të matematikës me notën 5 dhe 6 janë vlerësuar 66.19 për qind e të rinjve, me notën 7 dhe 8 janë vlerësuar 19.74 për qind e të rinjve dhe me notën maksimale 9 dhe 10 janë vlerësuar 9.13 për qind e pjesëmarrësve në këtë provë. Në total provimit të matematikës iu nënshtruan 42.500 gjimnazistë.
Gazeta Shqiptare thekson se këtë vit, në bazë të rregullores së re të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, këta 3.231 mbetës humbasin edhe të drejtën për të marrë diplomën e shkollës së mesme, pasi për herë të parë nuk do të ketë data vjeshte ku ata mund të futen dhe të përmirësojnë notën që kanë marrë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)