E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Bujtina “ALDOR” sjell shijet autentike të Beratit, duke mbështetur prodhuesit vendas

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Agroturizmi në Berat vijon të zhvillohet përmes sipërmarrjeve familjare që mbështeten te prodhimi vendas dhe promovimi i traditës kulinare, duke tërhequr gjithnjë e më shumë vizitorë.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje bujtinën “ALDOR” në Syzez të Beratit.

“Bujtina “ALDOR” në Syzez, Berat, është një sipërmarrje familjare që mirëpret vizitorë vendas dhe të huaj në një ambient të veçantë dhe me një kuzhinë me produkte të freskëta të zonës. Në bashkëpunim me rreth 10 familje fermere, bujtina sjell në tryezë shijet autentike të Beratit, duke mbështetur prodhuesit vendas dhe duke kontribuar në zhvillimin e agroturizmit në zonë”, shkruan Rama. Investimet në agroturizëm po kontribuojnë në rigjallërimin ekonomik të zonave rurale, duke promovuar produktet vendase, traditën dhe potencialet natyrore të vendit.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›