Rama: Burgosja e padrejtë e Nanos e bëri të pakonkurrueshëm brenda PS

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e lamtumirës për ish-kryeministrin Fatos Nano, ku kujtoi se burgosja e padrejtë e Nanos e bëri atë një figurë të pathyeshme dhe të pakonkurrueshme brenda Partisë Socialiste.
Duke e përshkruar atë si një figurë të jashtëzakonshme të tranzicionit politik shqiptar, Rama kujtoi përpjekjet e Nanos për të udhëhequr vendin në momentet më të errëta të historisë moderne të Shqipërisë.
“Fatosi ishte themeluesi i familjes sonë politike, njeriu që iku sot pa kthim. Ai e befasoi historinë me vizionin dhe guximin e tij, duke krijuar një standard të ri për liderët e ardhshëm. Pa sakrificën e tij, socialistët do të kishin pasur fat më të kufizuar. Pas katrahurës rrafshuese të ‘97 duke u përballur me një opozitë privative, hakmarrëse deri në sulme të armatosura ndaj institucioneve dhe ndaj tij, personalisht dhe fizikisht. Gjithsesi, kjo nuk është dita për të shkruar historinë e Fatos Nanos, por dita për t’i dhënë atij lamtumirën. I dashur Fatos, do të më mungojnë darkat e rralla miqësore, këshillat e tua më ndihmonin të vendoja pikat mbi i. Më vjen krejt natyrshëm të mos të të them lamtumirë, po thjesht mos vdeksh kurrë Fatos Nano”, tha Rama.
/rtsh.al/