E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Çmimi i energjisë u ul me 10,5%, hera e parë nga viti 1990

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çmimi i energjisë elektrike nuk u ul me 1 lek, por me 10,5%.

Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama iu përgjigj një komentuesi që u shpreh se çmimi i energjisë u ul me 1 lek.

“Jo nuk e ulëm me 1 lek. E ulëm me 10.5% se kur thua kështu, e ulën me 1 lek dhe e quan historike. Po, po e quajmë historike se që nga viti 1990 është hera e parë që ulet çmimi i energjisë, që të jemi shumë të qartë bashkë dhe nuk është 1 lek në 1000 lekë, atëherë mund të skërmiteshin dhe të përqeshnin disa. Por është 1 lek, në 9.5 lek. Domethënë është 10.5% në kilovat”, u shpreh Rama.

“Po 10.5% në kilovat sa kilovatë janë dhe pastaj kush u qan hallin pensionistëve, le ta bëjnë pak llogarinë. I duhen pensionistëve ato para ekstra, apo nuk i duhen? I duhen familjeve me të ardhura më të ulëta ato para ekstra apo nuk i duhen? Është ulja e çmimit! Po ta kishim rritur me 1 lek? Do ishte bërë nami i zi! Nami i zi do ishte bërë dhe me të drejtë sepse do ishte 1 lek në 9.5 lek, nuk do ishte 1 lek në 1000 lek, që punë e madhe u rrit me 1 lek”, tha Kryeministri. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›