E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forcohet euroja dhe dollari në raport me lekun

TIRANË, 25 shkurt /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan dhe euroja fituan terren në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye sot me 94,54 lekë, ose 0,07 lekë më shumë.

Një euro u ble me 98,99 lekë, ose 0,06 lekë më tepër se ditën e hënë, ndërsa paundi britanik u këmbye me 119,28 lekë, ose 0,07 lekë më pak.

Franga zvicerane këmbehet sot me 105,45 lekë, ose 0,37 lekë më shumë se ditën e hënë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 94.54 +0.07
Euro EUR 98.99 +0.06
Poundi Britanik GBP 119.28 -0.07
Franga Zvicerane CHF 105.45 +0.37
Jeni Japonez (100) JPY 63.14 0.00
Dollari Australian AUD 59.82 -0.29
Dollari Kanadez CAD 66.26 -0.22
Korona Suedeze SEK 8.88 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 8.50 0.00
Korona Daneze DKK 13.27 +0.01
SDR SDR 124.14 +0.12
Ari(OZ 1) XAU 278042.14 +186.03
Argjend(OZ 1) XAG 3048.92 -21.16
Juani Kinez (onshore) CNY 13.01 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 13.01 -0.02
Lira Turke TRY 2.60 +0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›