Rama-Coaker:Prokuroria ka forcuar pavarësinë

Ministri britanik,Coaker vlerëson punën e Prokurorisë në rritjen dhe forcimin e pavarësisë së saj. Gjatë takimit që prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama pati me ministrin e Shtetit për Policinë, Krimin,Sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar, Vernon Coaker, ministri Britanik tha se "Prokuroria ka rritur dhe forcuar pavarësinë e saj, e cila është një element kyç në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Prokurorja Ina Rama informoi Coaker me raportet mes policisë gjyqësore dhe prokurorëve për hetimin e çështjeve. Nga ana tjetër, ministri britanik, Coaker theksoi sfidat e organit të akuzës shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe funksionimit të strukturave të posaçme që janë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Njësisë Antikorrupsion.