E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAMECA 3,Coaker: Policia të shmanget nga influenca politike

Gjatë takimit të dytë të bordit të PAMECA 3, ministri i Britanisë, për Policinë, Krimin dhe Sigurinë, Vernon Coaker është shprehur se rruga që ka marrë policia shqiptarë është e mirë, por ajo duhet të operojë e lirë dhe e pavarur, dhe të shmanget nga influenca politike. Ai është shprehur se pas zgjedhjeve të qershorit duhet të shmangen levizjet e drejtuesve në polici, pasi vetëm kështu mund të sigurohet funksionimi i shtetit ligjor. Coaker ka përgëzuar policinë e shteit shqiptarë për patrullat e reja që janë emëruar para disa kohësh, pasi ato shërbejnë në ndryshimin e mentalitetit në radhët e policisë. Gjatë takimit të dytë të bordit të PAMECA 3 ministri i Brendshëm, Bujar Nishani tha se policia shqiptare funksionon në bazë të disa standarteve mjaft të mira, e cila reflektohet mjaft mirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trajnimit të efektivit të policisë. Nishani ka falenderuar Këshillin e Evropës për mbështetjen që i ka dhënë policisë shqiptarë, në luftën kundër krimit, por edhe për mbështetjen financiare që KE i ka dhënë ministrisë së Brendshme. Gjatë tamimit që kishte minnistri i Britanisë, Vernon coaker me Drejtorin e Përgjithshem të Policisë Ahmet Prençi , ku u diskutua për ekstardimin e përsonave të kërkuar nga shteti shqipëtar. Coaker u shpreh se Britania është e gatshme të bashkëpunojë më Shqipërinë në arrestimin e personave të kërkuar nga policia shqiptare. Gjithashu Coaker tha se jo të gjithë shqiptarët që jetojnë në Britani janë kriminelë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›