Nishani: Mirënjohje për misionin "PAMECA III"
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësuesit e misionit “PAMECA III”, ka shprehur mirënjohjen për këtë mision, në ndihmën e dhënë ndaj policisë së shtetit shqiptarë për arritjen e standardeve profesionale.
TIRANE- Në kuadër të zbatimit të planit 3 vjeçar të “PAMECA III”, ministri i Brendshëm Bujar Nishani, ka zhvilluar një takim në të cilin ai ka bërë vlerësimet për arritjet e këtij projekti gjatë 6 mujorit shtator 2008-shkurt 2009. Sipas ministrit Nishani, misioni ka përshtatur një metodë transparente dhe bashkëkohore pune, gjë e cila do të mund të plotësojë nevojat e policisë së shtetit. Me anë të asistencës teknike të siguruar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, misioni “PAMECA III” është prezent për të sjellë punën e policisë së shtetit më afër standardeve të Bashkimit Evropian në fushën e policisë.
Në fjalim e tij gjatë këtij takimi ministri i Brendshëm Bujar Nishani u shpreh se “ajo çka është e rëndësishme sot për policinë e shtetit, është pikërisht ky bashkëpunim i ngushtë që policia e shtetit shqiptarë ka me partnerët ndërkombëtarë”.
Nishani gjithashtu i shprehu mirënjohjen për suportin e vazhdueshëm që Komisioni Evropian dhe delegacionit i këtij komisioni i akredituar në Tiranë ka dhënë për policinë shqiptare për të punuar sëbashku në arritjen e standardeve të larta profesionale. (a.r/news24/balkanweb)