E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Debatin publik kam vite që e bëj përditë në sy të të gjithëve

TIRANË, 8 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot një komentuesi në rrjetet sociale i cili e pyet se kur do ta bëjë debatin publik me opozitën.

Në një komunikim live në rrjete sociale për mes rubrikës “Sy m’sy”, Rama sqaroi se debatin publik ka vite që e bën përditë.

“Me cilën opozitë do të bëj debatin publik? Kam vite që e bëj debatin publik përditë e përditë. Debati publik është në sytë e të gjithëve. Për çfarë debati publik e ke fjalën, për cilën opozitë? Nuk e kuptoj këtë”, iu përgjigj Rama komentuesit.

Më herët në një deklaratë në medie, kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë një ftesë të hapur për debat publik me kryeministrin Rama. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›