Berisha Skenar per pushtet me dhune
Duke folur ne nje konference per shtyp pak ore pasi turma ishte shperndare kreu i qeverise e quajti ngjarjen e djeshme nje akt kriminal te iniciuar nga Rama Ruci e Gjinushi qe kishin per qellim te merrnin pushtetin me dhune. Sot ju dhe mbare miqte e vertete te Shqiperise kudo ne bote pate fytyren e vertete shemtine morale te Edvin Kristaq Rames ish-ministrit te sigurimit te shtetit te diktatures kryeautorit te masakres se Shkodres Gramoz Rucit ish-ministrit te Enver Hoxhes Skender Gjinushit projektuesit e nje akti kriminal per te marre pushtetin me dhune duke angazhuar bashibozuke bandite kriminele trafikante te paguar u shpreh kryeministri ne komunikimin me mediat. Duke bere nje paralelizem edhe me ngjarjet e Tunizise kreu i ekzekutivit tha se bastardet benalive Ben Ali eshte Presidenti i arratisur i Tunizise sic i quajti ai protestuesit qe u perplasen dje me policine kerkonin te aplikonin edhe ne vendin tone skenarin tunizian. Bastardet e benalive shqiptare ima-gjinuan per ju qytetare te Shqiperise skenarin tunizian te cilin e anoncuan disa dite me radhe. Per ore te tera nen drejtimin direkt te Edvin Kristaq Rames i vendosur ne ndertese ne kullat karshi Kryeministrise ne lokalin e Fidel Yllit falangat e krimit grupe banditesh trafikantesh dhe terroriste jo me shume se ne teresine e tyre 200-300 vete sepse ketu ne asnje rrethane nuk konfondoj ata qytetare te cilet u permbajten nga dhuna nuk e lejuan veten te implikohen ne dhune theksoi me tej kryeministri. Sipas tij per ore te tera tentuan te pushtojne Kryeministrine e vendit ti vene asaj zjarrin dhe te vendosin ketu pushtetin e dhunes. Skenari i tyre ishte duhej me cdo kusht te merrej Kryeministria duhej me cdo kusht te merrej Parlamenti duhej me cdo kusht te merreshin ministrite. Kreu i ekzekutivit vleresoi forcat e rendit per shkallen e larte te profesionalizmit e cila sipas tij beri qe te deshtoje skenari pucist i trojkes Rama-Ruci-Gjinushi. Duke u ndalur te tre viktimat e dites se djeshme Berisha tha se secili prej tyre eshte qelluar nga afer me pistolete te lehte e cila nuk eshte arme e Policise se Shtetit dhe as e Gardes. Ne fund te fjales se tij perpara se tu pergjigjej pyetjeve te gazetareve kryeministri ka paralajmeruar kreret e opozites qe te mos sulmojne institucionet. Une dua te paralajmeroj banditet bashibozuket trafikantet mos synoni te sulmoni institucionet se ju garantoj se une Sali Berisha dhe gjithe punonjesit e ketyre institucioneve do tu rezervojne ju ate qe nuk do te jeni ne gjendje kurre me te mendoni per ti sulmuar. Nuk mbrojme ketu veten tone ketu ne mbrojme vullnetin e te gjithe qytetareve shqiptare pavaresisht nga bindjet partiake te cilet i besojne demokracise dhe vlerave te saj perfundoi fjalen e tij Berisha.
Dhuna ndaj institucioneve e papranueshme
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e quajti te papranueshme dhunen e shfaqur ne demonstraten e djeshme te Partise Socialiste. Dhuna e perdorur sot kunder institucioneve demokratike te vendit eshte e papranueshme. Demonstrata e sotme e thirrur nga zoti Rama ishte e dhunshme ishte goditje kunder institucioneve kushtetuese te vendit ishte sulm ndaj shtetit ndaj vendit ndaj Shqiperise dhe shqiptareve tha Topalli. Ajo vleresoi punen e policise efektivet e te ciles i quajti heronj. Te gjithe ata qe inspiruan organizuan dhe zbatuan dhunen dhe sulmet ndaj institucioneve demokratike do te pergjigjen para ligjit. Ftoj institucionet e drejtesise te veprojne shpejt e ne perputhje me ligjet dhe detyrimet kushtetuese per te vene para ligjit banditet qe donin ti vinin flaken Shqiperise dhe organizatoret inspiruesit dhe drejtuesit e tyre.
ADI SHKEMBI