Rama: Demonstratat do te vazhdojne
Kryetari socialist, dje per mediat ka deklaruar se do te vijojne demonstratat dhe pas dites se sotme. "Une do te jem ne krye te demonstrates homazh te dites se neserme, ne respekt te familjareve te viktimave qe do te marrin gjithashtu pjese per t'iu bere njerezve te tyre te zemres, bashke me tere Shqiperine, nje nderim te posacem. Padyshim ashtu si neser(sot) edhe ne vijim une bashke me te tjeret do te jemi ne krye te manifestimeve te rezistences paqesore", eshte shprehur dje kreu i PS, Edi Rama. Teksa ka deklaruar se ka qene ne vijim ne biseda me miq dhe partnere per ceshtje pune, gjera te cilat ne asnje rast nuk i konsumon ne publik, ai ka garantuar se te gjitha protestat do te jene paqesore. "Me lejoni te nenvizoj se nuk ka asnje gjase qe ne PS-ja, Opozita e Bashkuar, populli opozitar ne kete rruge te rezistences paqesore, t'i jepemi rruges se dhunes ashtu sikurse nuk ka asnje gjase qe te kerkojme ndonje qoshe te frikes. Dhuna eshte ushtruar ne menyre kriminale ndaj demonstruese duke vrare tre njerez te pafajshem dhe plagosur disa te tjere per te ngjallur pikerisht friken, qe eshte arma e fundit ne perpjekjen e kote per te zmbrapsur opoziten dhe rezistencen tone paqesore, nuk ka asnje gjase qe te jape rezultatin e deshiruar nga urdheruesit e shkrepjeve kriminale qe nuk duhet te perseriten me kurre ne Shqiperi, ashtu sikunder nuk duhet qe me ne Shqiperi nuk duhet te kete shfaqe te asnje forme dhune",-tha Rama. Pa parulla, pa thirrje dhe pa prishur rreshtat e kortezhit qe do te levize nga fillimi i bulevardit "Deshmoret e Kombit" deri perballe Kryeministrise. Kjo do te jete demonstrata homazh qe do te zhvilloje sot PS, ne kujtim te tre personave qe humben jeten me 21 janar. Kreu i PS, Tirane, Besnik Baraj paraqiti dje per mediat gjithe itinerarin e levizjes se demonstruesve dhe bere apel per qetesi dhe vetepermbajte, nga ana e qytetareve qe do te marrin pjese ne kete homazh. "Ftojme neser te gjithe qytetaret ne oren 14:00 t'i bashkohen homazhit tone per tre shqiptaret e thjeshte qe u vrane te premten e zeze ne 21 janar. Heshtja, lulet dhe qirinjte do te jene mjetet tona te demonstrimit. Gjithkush eshte i lutur qe te respektoje kujtimin e te vrareve nga dora e regjimit te kusarise dhe matrapazllekut. Asnje parulle, asnje thirrje, asnje devijim nga kortezhi nuk duhet te ndodhe",-tha dje ai. Nga ana tjeter deputeti i PS-se ka kerkuar edhe shmangin e provokimeve, por pa e percaktuar se nga mund te vijne ato. "Iu bejme thirrje te gjithe qytetareve qe te ruhen nga provokimet e provokatoret dhe te mos shkojne pas askujt qe mund te dale jashte kornizes se kortezhit, apo te bejne gje tjeter vec ecjes se heshtur",-tha dje Baraj. Ne deklaraten e Barajt eshte theksuar dhe kerkesa ndaj policise, per te ushtruar detyren ne mbarevajtjen e takimit. Ai ka shtuar se deputetet e PS-se do te jene ne demonstrate per te garantuar gjithcka. Ai ka theksuar se demonstrata do te jete nje rezistence paqesore.
Demonstrata homazh, si do te zhvillohet
Eshte planifikuar qe te zgjase permbi nje ore dhe do te jene ne krye te saj, familjaret e viktimave dhe kryetari i PS dhe drejtuesit e tjere te opozites. Tere levizja do te behet djathtas bulevardin qendror te kryeqytetit, duke marre kthesen afer ministrise dhe duke parakaluar perballe vendit, ku jane vrare tre demonstruesit per t'u larguar ne qetesi. Nderkohe qe demonstruesit do te mbajne ne dore lule, te cilat do te vendosen ne tre vendet ku ndodhen vdekjet. Organizuesit u kane bere thirrje dje qytetareve qe te mos kalojne per asnje moment kreun e kortezhit, duke porositur qe te gjithe te jene te veshur me rroba zije.