E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada amerikane mbyllet sot: Kujdes nga demonstrata

Shqetesim i forte amerikan ne lidhje me sigurine e jetes se qytetareve te saj qe jane ne Shqiperi, ne diten e demonstrates homazh te opozites ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne kryeqytet. Ambasada amerikane paralajmeron te gjithe qytetaret e saj ne Shqiperi, qe te kene kujdes nga demonstrata e 28 janarit dhe te qendrojne larg bulevardit "Deshmoret e Kombit". Ne faqen e internetit te saj, ne seksionin e sherbimit per qytetaret amerikane shkruhet se, "Ambasada e Shteteve te Bashkuara ka mesuar se PS ka aplikuar per leje ne Policine e Shtetit per te zhvilluar nje demonstrate te madhe dhe publike ne Tirane, te premten ne 28 janar". Ambasada nuk ka informacione te posacme lidhur me vendin ose zonat se ku do te zhvillohet kjo demonstrate. Por informacionet e medias bejne me dije se demonstruesit mund te mblidhen ne 10 zona te ndryshme te qytetit dhe te marshojne nepermjet rrugeve kryesore. Demonstratat e kaluara i kane prekur te gjitha arteriet kryesore hyrese te medha te qytetit dhe zakonisht mblidhen rreth parlamentit, zyres se kryeministrit dhe bulevardit "Deshmoret e Kombit". Demonstrata e 21 janarit qe e dhunshme dhe rezultoi ne vdekjen e 3 personave, si dhe plagosjen e shume te tjereve, perfshire dhe police te shtetit. "Ambasada do te mbyllet sot 28 janar dhe keshillon personelin te kufizoje te gjitha levizjet e panevojshme gjate protestave. Edhe pse demonstrata te medha paqesore ne Tirane, kane ndodhur shpesh ne te kaluaren e afert, demonstrata e javes se kaluar rezultoi me dhune. Ne ju rikujtojme qytetareve amerikane se edhe demonstratat qe mendohet te jene paqesore, mund te shnderrohen ne demonstratat te dhunshme dhe te paparashikueshme. Ju duhet t'i evitoni ne rast se eshte e mundur, demonstratat ne nje qytet kane potencialet te cojne ne protesta apo demonstrata shtese publike ne qendra te tjera perreth vendit", thuhet ne njoftimin e ambasades. Porosia eshte qe "te jini te kujdesshem ne ambientin ku jeni dhe ndiqni njoftimet e mediave lokale lidhur me te gjitha demonstratat, apo protesta e mundshme publike". "Qytetareve amerikane u sugjerohet te manifestojne vemendje te madhe ne rast se ndodhen prane ndonje demonstrate", thuhet ne njoftimin e ambasades se SHBA per qytetaret e saj. Duket se thirrjet e lidershipit socialist per qetesi dhe paqe nuk bindin perfaqesuesit e Departamentit te Shtetit. Per t'u theksuar eshte se nje paralajmerim te ngjashem ambasada amerikane publikoi per shtetasit e saj edhe ne daten 20 janar, nje dite para demonstrates se dhunshme". S.P

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›