Rama: Deti nuk shfrytëzohet sa duhet, do ngrejmë Agjencinë Bregdetare
LEZHË-Kryetari i PS, Edi Rama e ka zhvendosur sot ‘Këndin e Fjalës’ në një plazh të Lezhës ku ka diskutuar mbi probleme e çështje të ndryshme.
Një banor i shprehu Ramës faktin se vërtet në verë plazhi duket magjik, por në dimër përmbytjet që bëhen në zonës kanë shkaktuar varfëri të mëtejshme të lezhianëve.
Rama në fjalën e tij theksoi se PS ka në program ngritjen e një Agjencie Bregdetare të Detit, institucion që sipas Ramëës do zgjidhë jo vetëm shfrytëzimin e detit, por edhe cështjen e pronës.
“Është e vërtetë, këtu nuk sheh asgjë mbi det ndërkohë që të kalosh kufirin sheh sesi deti shfrytëzohet maksimalisht.
Në Shqipëri, vija bregdetare është dëmtuar, coptim që u bë me pronat. Ne kemi në program ngritjen e një agjencie që do quhet Agjencia Bregdetare e Detit, e cila do ketë të gjithë fuqinë institucionale për të trajtuar gjithë vijën bregdetare që nga planifikimi deri tek mbrojtja e zhvillimi i kësaj vije bregdetare. Jam i bindur se me ngritjen e Agjencisë Bregdetare të Detit do zbardhim jo vetëm procesin e kthimit dhe të kompensimit, por dhe të vërtetën e arkivave origjinale ku është bërë një batërdi. Por ne do të disponojmë kopjen e paprekur të tyre dhe do vendosim rend e qetësi për gjithë njërëzit që kanë lidhje direkt me këtë”.
(d.b/BalkanWeb)