Vendimi i KQZ për kasetat, Gazetarët protestojnë: Zhbëjeni! Sjellje e shëmtuar e politikës me mediat
TIRANË-Unioni i Gazetarëve protestoi sot para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kundër vendimit të këtij institucioni për pranimin e kasetave të montuara nga partitë. Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa apeloi të anulohet ky vendim e të ndalohet kjo praktikë në emër të raportimit të ndershëm e të pavarur.
“Në emër të solidaritet për një raportim të paanshëm dhe të pavarur dhe të drejtpërdrejtë nga mjedisi dhe terreni zgjedhor Unioni i i Gazetarëve proteston para KQZ, për ta anuluar këtë lloj vendimi. Për krijuar një negociim midis editorëve shqiptarë dhe përfaqësuesve institucionalë të KQZ që kjo praktikë të ndërpritet se është një sjellje e shëmtuar e marrëdhnies që krijohet mes dy pushteteve, midis pushtetit politik dhe atij mediatik për llogari dhe interes të elektoratit shqiptar. Ne kërkojmë si Union që ky vendim të zhbëhet, të griset për të mos pasur forcë vepruese dhe për më tepër që të mos kthehet në një praktikë të përditshme të operimit midis selive partiake dhe enteve mediatike në Shqipëri”, tha Cipa.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kasetat e partive në TV, KQZ: Vendimi në përputhje me Kodin Zgjedhor