Rama: Dialogu me Berishen, vetem ne kushte te barabarta

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne daljen e fundit publike per vitin qe po leme pas, kritikoi ashper Qeverine per situaten ekonomike ne vend dhe riperseriti gjithashtu gatishmerine per te qene pjese e nje dialogu politik, pa kushte. Permes nje komunikimi per mediat, kryesocialisti vleresoi dje se kriza ekonomike, qe Sali Berisha vazhdon ta fshehe me fjale, po nuk e fsheh dot me nga jeta shume e veshtiresuar e shqiptareve. Sipas tij, kriza po thellohet ne kushtet kur shteti i se drejtes praktikisht ka rene, kur barazia para ligjit nuk ekziston dhe kur de facto jetojme ne kushtet e nje grushti te perditshem shteti, per llogari te nje qeverisje te kthyer ne regjim. Ai gjithashtu permendi faktin se Sali Berisha kembengul se kutite nuk hapen, sepse e pengon vendimi i gjykates. "Kjo eshte genjeshter dhe gjithe dynjaja e ka marre vesh qe kutite nuk hapen sepse Sali Berisha e di te verteten qe mban mbyllur ne ato kuti, ne shkelje te ligjit e te vullnetit te popullit sovran qe permes Parlamentit mund t'i hape kutite menjehere", akuzoi Rama. Ai tha se opozita do te kembengule per hapjen e kutive, sepse ne kete ceshtje nuk flitet per interesin e tyre si pale, po per interesin si shoqeri, per interesin madhor te lirise e te demokracise ne kete vend. Nderkohe qe theksoi se ajo qe PS kerkon nuk ka te beje me rezultatin e zgjedhjeve te shkuara, po me fatin e zgjedhjeve te ardhshme dhe te te gjithe procesit demokratik ne Shqiperi, me fatin e shtetit te se drejtes e te drejtesise qe cdo shqiptar kerkon e do te kerkoje ne te ardhmen. "Dialog? Patjeter. Por dialog i barabarte, i vertete, i hapur per cdo zgjidhje te krizes se rende dhe ne asnje menyre mjet shpetimi per nje pushtet qe hedh lumin e vret kalin, ashtu sic beri me zgjedhjet, duke grisur paturpesisht dhe forcerisht ligjin e miratuar me konsensus qe detyron hapjen e kutive me kerkese te dy anetareve te KQZ-se", shprehu gatishmerine per ulje ne tryeze, kreu i selise roze, Edi Rama. Ai theksoi se mazhoranca duhet ta harroje se "e realizojne dialogun duke bere shfaqjen e perditshme banale te urtesise per te lare gojen dhe per te thene ja, ne duam dialog, po s'do opozita, dhe duke vazhduar nga ana tjeter luften vulgare me balte kunder opozites". Ashtu sikunder, vijoi kryesocialisti, duhet ta harrojne se mund te ekzistoje ndonje dialog sa per te rikthyer opoziten ne Parlament e per te rifilluar farsen e demokracise pa liri e te drejta te barabarta per te gjithe, pa institucione te pavarura, pa garanci kushtetuese e ligjore per cdo qytetar te kesaj Republike. Duke iu drejtuar kundershtarit te tij politik, Rama riperseriti se e ka te kote qe perpiqet te mbuloje zullumet e veta, duke iu hakerryer opozites si i marre.
"Protesta ne janar, deri ne largimin e qeverise"
Lideri i opozites deklaroi dje se perderisa kutite nuk hapen, s'do te presin qe Shqiperia te ri bjere ne gremine, po do protestojne per te larguar qeverine. "Beteja jone ne sheshet e ne rruget e Shqiperise do te rifilloje pas vitit te ri akoma me fuqishem, me te gjithe opoziten e popullin opozitar. Deri ne fund. Deri ne largimin e Sali Berishes nga detyra qe shperdoron prej kohesh, duke u faturuar padrejtesisht shqiptareve cmimin e paperballueshem te Vitit te Ri 2010", u shpreh kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, kjo qeveri qe qendron mbi kutite e mbyllura te krimit elektoral duke u mbajtur mbi genjeshtren e shpifjen, mbi shifra te manipuluara suksesesh te paqena qe u serviren shqiptareve si fitore te ngjashme me ato te Skenderbeut dhe mbi balten e papermbajtur te akuzave ndaj opozites, e cila eshte shpallur rrezik kombetar per perparimin e integrimin e vendit, nuk ka asgje te perbashket me nje qeveri evropiane te ketij shekulli. Ai tha se marrezia e Sali Berishes per pushtet te perjetshem e per para te madhe permes korruptimit te pushtetit, ia ka shterur fuqite ekonomise shqiptare dhe ka provokuar nje renie agresive ekonomike, te cilen nuk e ndjen oborri i Familjes ne Pushtet, po e vuajne dhe do ta vuajne perdite e me shume familjet shqiptare qe nuk kane lidhje me ate oborr. "Viti 2009 po mbyllet si mos me keq, por si kurre me keq ne me shume se dhjete vjetet e fundit, po fillon Viti i Ri, nderkohe qe leku ka njohur zhvleresimin me te madh pas me shume se dhjete vitesh, duke vepruar si nje takse e fshehte mbi cdo njeri qe fut doren ne xhep", u shpreh Rama. Sipas tij, Shqiperia nuk ka me para te paguaje per pushtetin e Sali Berishes dhe per shfaqjen poshteruese te sukseseve imagjinare te kesaj qeverie te dale nga zgjedhje te grabitura.
Beteja e opozites per vitin 2009, nis me kartat e identitetit dhe mbyllet me kutite e votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit