Berisha: Vendet e PS ne Kuvend s'do mbeten bosh

Zoti Kryeminister, ne konferencen per shtypi ju bete nje permbledhje te 100 diteve te para te mandatit tuaj te dyte qeverises, e cila ne te vertete ishte dhe nje analize e ketij vitit, nje vit i rendesishem per Shqiperine, me ngjarje te rendesishme si anetaresimi ne NATO, nje moment historik, ecuria e integrimit evropian gjithashtu. Ju folet me superlativa, per reforma historike, per dite historike ne kete periudhe 100 ditore. Dukej sikur ishte edhe nje perpjekje per te zbehur nje realitet te veshtire politik: Nje Parlament pa opoziten brenda...
Une mendoj se asgje nuk mund te zbehe driten, ndricimin, shkelqimin e vendimeve me te medha qe bota e lire ka marre per Shqiperine e shqiptaret, nga viti 1912 deri me sot, sic eshte anetaresimi i Shqiperise ne NATO. Kjo perben nje arritje historike per cdo shqiptar. Se dyti, lidhur me te, ka pasur nje moment te vecante dhe e kam theksuar disa here, se ky vendim na u dha, ne nje aspekt, ne mirebesim. Cili ishte aspekti? Ai i zgjedhjeve. Pare me realitetin me te madh, mes 28 vendeve anetare te NATO-s, ne ishim i vetmi vend me probleme te konsoliduara ne procesin zgjedhor. Sepse probleme mund te kete cdo vend, por per fat te keq anormalitetet ne procesin zgjedhor tonin, ishin te konsoliduara dhe 28 qershorin e prisnin qe te gjithe, me interesin me maksimal. Do zhvilloje Shqiperia zgjedhje te standardeve te OSBE-se apo jo?. Mendoj se me 28 qershor qeveria ime, por dhe shoqeria shqiptare ne teresi, perfshire ketu edhe opoziten, i dha pergjigjen me te mire ne tere historine e saj, ketij procesi. Pra nxorem Shqiperine nga lista e vendeve me probleme te papranueshme ne zgjedhje. Pikerisht per kete arsye themelore dhe faktin tjeter se, shumica e dale nga keto zgjedhje ia doli te tregoje performance te plote ne reforma, jo vetem me vullnet te shprehur, por dhe me zbatim ne praktike dhe ndermarrje njera pas tjetres te ketyre reformave, gje qe beri te mundur qe, vendimi qe mbahej pezull per kerkesen per anetaresim, dhe kjo mbahej pezull per shkak te zgjedhjeve, te shnderrohet ne realitet. Pra vjen pas anetaresimit ne NATO, vendimi i dyte me i madh ne historine e vendit dhe keto jane vendime historike, jo se une i percaktoj te tilla, por sepse ato te tilla jane. Sepse ky vendim percakton qe Shqiperia ecen drejt anetaresimit ne BE. MSA eshte nje para proces, pasi procesi i vertete nisi me 16 nentor. Ky vendim u mor. Opozita nuk ishte ne Parlament. Ne rast se bota demokratike do te kishte qofte edhe dyshimin me te vogel se opozita ka te drejte ne pretendimin e saj, vendimi nuk merrej. Ky vendim u jepet vendeve qe kane permbushur detyrimet dhe rregullat demokratike. Nuk mund te mos jete historik vendimi qe Shqiperia te kaloje ne listen e bardhe, per heqjen e vizave. Serish opozita nuk ishte ne Parlament. Gjate gjithe ketyre muajve une ne menyren me te sinqerte, kam ftuar opoziten te hyje ne Parlament, kam bere oferten time. Sikunder e kam garantuar se eshte shume e gabuar mendimi se mund te penalizoje vendin me bojkotin e saj "sine material". Une nuk shpall veten kurre, nuk dua te bej profetin, por keto parashikime u bene realitet. Ne harkun kohor te 100 diteve kur zoti Rama qarkoi Shqiperine me nje kerkese, qe ne themel eshte antidemokratike. Pse eshte antidemokratike? Sepse po kerkon qe Parlamenti, te cilin procedura juridike e pengon nuk e lejon, te cilin Kushtetua nuk e lejon, te cilin vete komisioni nuk e lejon, te cilin vendimi i Gjykates kushtetuese nuk e lejon te merret me vendime gjykatash, te trajtoje nje problem qe e ka trajtuar gjykata. Une te garantoj se po te mos ishte ceshtja e ketij parimi, pranoja jo 100 here por 500 here hapjen dhe numerimin e kutive. Pasi, cfare me kushton mua. Keto jane gjera teresisht te pakonceptueshme. Por ama, ka 100 dite qe problemi i kutive eshte lakuar me 1 milion here. A ke degjuar qofte dhe nje person te vetem, qofte dhe nje zyrtar te vetem nga kongresi amerikan, nga Parlamenti Evropian, nga institucionet nderkombetare qe te kene thene: Le te hapen. Absolutisht te gjithe do ta kishin bere per hir te opozites, nese kjo do te ishte e mundur. Por kjo eshte teresisht e pamundur, dhe nese opozita e bazon qendrimin e saj ne kerkesa pa kauze demokratike, atehere ato s'mund te plotesohen
Jeni i shqetesuar se kjo situate mund te ndikoje ne fazen ne te cilen ne jemi me BE. Do te plotesohet pyetesori dhe ka patur nje deklarate ne kete sens nga komisioneri Rehn se "nese vazhdon kjo situate politike ajo mund te behet pengese, sepse jane kritere politike"....?
Ai eshte nje apel per opoziten, sepse une kam bere nje oferte publike, prape e ftoj te vije, prape e ftoj te bejme komisionin hetimore, prape garantoj t'i jap mazhorancen sic nuk e parashikon ligji. Por eshte nje ceshtje mes nesh dhe ka nje mekanizem per t'ia lene atij mazhorancen ne dore. Te hetojme cdo gje tjeter per keto zgjedhje, por jo vendimin e gjykatave. Te sjelle te formuluara te gjitha mendimet, per sugjerimet qe jane bere dhe une ia pranoj sic m'i sjell. Testin zoti Rama duhet t'ia beje kesaj mazhorance te reforma, te ligjet, te debatet, te te gjithe. Por testin nuk mund t'ia beje duke i kerkuar nje procedure qe zgjedh murin e qoshes se nderteses. S'mund ta marr une ate, s'mund te them une sot se sot une mund te diskutoj me zotin Rama te kapercej nje vendim gjykate. Po pastaj? Neser? Dhe ka nje gje. Ka nje bojkot. Por ky bojkot ka zero mbeshtetje nga e gjithe piramida socialiste e zgjedhjeve qe ka firmosur cdo procesverbal, ka zero mbeshtetje nga faktori nderkombetar. Atehere nese ne do te bejme pazare, ky vend do te kete dite shume te veshtira. Cdo humbes i zgjedhjeve, pa asnje shkak tjeter vec motiveve individuale personale, do t'i pretendoje shumices nje, dy tre kater kushte per te hyre ne Parlament.
Zoti Berisha, ju jeni shprehur se do te zbatoni Kushtetuten pike per pike, duke iu referuar momentit sipas te cilit, kur kalojne 6 muaj deputetet humbasin mandatin. Por nese do vijne 64 te tjere, as keta nuk futen. Do vijme ne nje moment kur praktikisht ky Parlament nuk do te kete me opozite.
Jo, lexojeni mire ligjin. Per fat te mire zoti Rama ka bere nje ligj shume te mire ne kete drejtim. E verteta eshte se zoti Rama ka percaktuar ne menyre jashtezakonisht te sakte te gjitha eventualitete. Une te garantoj qe vendet nuk do te mbeten bosh, por te garantoj se zbatimi i Kushtetutes eshte nje detyrim qe behet me keqardhje, por eshte detyrim. Nuk kam asnje deshire. Zoti Rama te vije. Eshte i mirepritur. Por nuk mund te krijohet nje krize tjeter kushtetuese per kete arsye. Jo. Kushtetua do te zbatohet. Dhe te jem i sinqerte. Ne kete ceshtje eshte bere nje interpretim shume i gjere i situates. Kushtetuta thote se mandati humbet kur deputeti nuk ben betimin. Eshte shume e qarte, shume e prere dhe eshte pika e pare kur deputeti humbet mandatin. Rregullorja e Parlamentit, e cila ne vetvete eshte Kushtetua e Parlamentit, percakton 6 muaj mungese per t'u paraqitur. Dhe ne kete rast ne opsionin me posibilist, eshte pranuar ky variant i dyte per t'u llogaritur. Por Kushtetuta do te zbatohet
Flitet ne kete rast se s'mund te dilet mbi vendimin e gjykatave. Megjithate nje projektligj i qeverise qe ka kaluar ne Parlament per disa ndryshime ne ligjin e Inspektoratit te Ndertimit, duket sikur i anashkalon gjykata kur thuhet se "Ankimi ne gjykate nuk pengon ekzekutimin e vendimit te Inspektoratit"....
Te garantoj nje gje se titulli ekzekutiv eshte i perbotshem. Po studiove per kuriozitet, ligjin tatimor, ligjin fiskal te Shteteve te Bashkuara eshte ne shume nene. Por titulli ekzekutiv nuk perjashton kategorikisht gjykaten. Dhe te gjitha pasojat, pas vendimit te gjykates bien mbi ate qe ka marre vendimin arbitrar. Domethene, tatimeve, doganave, inspektorateve u eshte dhene e drejta e titullit ekzekutiv, cka nuk eshte e policise se shtetit. Pra jane nje forme e ndermjetme, ku absolute eshte gjykata. Ky model ekziston ne te gjithe vendet, perndryshe inspektoratet nuk mund te funksionojne. Por nese ka demtuar me vendimin e tij ndokend, ai pergjigjet nje per nje, pas vendimit te gjykates.
Ka nje ngerc te krijuar me konferencen gjyqesore, e cila duhet te emeroje anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne nje deklarim tuajin, ne Top Chanel, keni thene se ajo funksionon si NGO. Por si mund te behet nje cilesim i tille, kur ajo eshte e percaktuar ne Kushtetute dhe per sa kohe ka patur dhe nje ligj per te, eshte nje institucion kushtetues?
Kushtetuta cfare thote? Propozohen nga konferenca gjyqesore. Por ne Kushtetute nuk eshte institucion kushtetues konferenca gjyqesore. Sepse, per te qene e tille duhet te kishte prerogative te tjera kushtetuese. Eshte absolutisht identike, sikunder ne themi ne ligje me tre te pestat qe propozohen nga shoqeria civile, borde te ndryshme. C'eshte shoqata. Nuk mund te konceptoj qe nje NGO, sepse ashtu eshte ajo, eshte shoqate e komunitetit te gjyqtareve. Kaq eshte. Nuk mund te konceptoj qe ajo te rregullohet me ligj, domosdoshmerisht me ligj me tre te pestat, e drejta e saj. Me asgje nuk mohohet qe komuniteti i gjyqtareve ta rregulloje ate, sipas vullnetit te vet te pa diktuar, qofte nga qeveria, qofte nga KLD, qofte nga askush tjeter. Une kete ceshtje e kam te konsultuar edhe me juriste shume te shquar, qe kane ndihmuar prej kaq vitesh drejtesine shqiptare. Cfare po bejne ata. Ata duhet te zgjedhin perfaqesuesit e tyre ne KLD. Nuk ka diskutim se mbledhja e trupes se pergjithshme te tyre dhe vota e fshehte eshte menyra me demokratike e zgjedhjes. E percakton kete ligji apo statuti i funksionimit te saj, kjo per mua nuk perben nje dallim. Ky eshte koncepti im dhe une jam i bindur, thashe qe e kam konsultuar me juriste me nje eksperience shume te madhe ne vendet e tyre. Nese qeveria, KLD do i diktonte shoqates, "Shiko se do i zgjedhesh ne kete menyre apo..." ajo do ishte nderhyrje. Do te mblidhen ne formen me demokratike. Cila eshte ajo? Qe nga lashtesia eshte qe te mblidhen te gjithe e te votojne. Jane 370 gjyqtare, te votojne..
Duke u ndalur shkurtimisht ne disa aspekte ekonomike. Ditet e fundit ka shkaktuar goxha debat rritja e cmimit te energjise. Kam degjuar edhe kryetarin e ERE i cili eshte shprehur se kjo behet edhe per efekt te disa parregullsive ne perllogaritjet e aseteve te CEZ, por edhe per shkak te rrjetit te amortizuar, arketimeve te munguara. Por nese vazhdojme me kete lloj arsyetimi, rritje cmimi se nuk arketojme dot, atehere edhe kompania ceke mund te mos e shohe te arsyeshme te investoje se do t'i marre me rritjen e cmimit vitin tjeter. Perse pjesa qe paguan do te mbaje kusuret e pjeses qe nuk paguan?
Cdo vit eshte rritur cmimi i energjise. Pse? Sepse ne kemi dale ne treg. Ne nuk kufizojme me drita. Nje pjese e plotesojme me prodhimin tone. Pjesen tjeter e blejme. Nuk ka asnje lloj rruge tjeter per te perballuar kerkesat per energji, vec rritjes se cmimit. Madje me kujtohet se tremujorin e pare te ketij viti, opozita kerkoi ne menyre kembengulese te rritej cmimi. Ne e shtyme. Edhe Banka Boterore e kerkoi. Nuk ishte gabim. U rrit cmimi 13 per qind. Sivjet eshte treg i favorshem, por vjet e kemi blere me 100 cent. Nese do blihej me kete cmim e do shisnim me 65-70 cent, ku do i gjenim ato para? Po i leme humbjet. Po vetem ky fakt e imponon rritjen e cmimit. Enti rregullator eshte nje lloj gjykate. Realisht eshte nje lloj gjykate qe i trajton keto. Por ajo cka mua me ka hidheruar, eshte se nese rritjet e tjera kane qene 7 leke te vjetra apo 13, per sektorin buxhetor eshte dyfishuar. Po sektori buxhetor nuk duhet injoruar. Nuk eshte konsumator i vogel se jane ujesjellesit. Vetem ujesjellesi i Fushe Kuqes konsumon 4 megavat ne dite per pompe. Dhe i ka dyfishuar. Sigurisht rritje do te kete prape ne te ardhmen. Nuk dilet ne treg ndryshe. Nese duam te kemi energji, do te pranojme rritjen e cmimit. Dhe qeveria kete vit ka percaktuar 20 milione dollare subvencion per shtresat ne nevoje dhe do te rimbursojme 100 per qind rritjen e energjise, per keto shtresa. Te te tjeret kjo rritje nuk mund te rimbursohet 100 per qind, por ama kemi bere rritje te vazhdueshme rrogash dhe do vazhdojme me kete ritem. Rritje qe tejkalojne disa here indeksin e cmimeve. Kjo rritje nuk ndikon ne nivelin e jeteses e qytetarit. Por rritjet jane te domosdoshme. Tani si jane problemet mes CEZ dhe ERE nuk nderhyj, sepse ne kete proces une shoh veten time si qeveri me te penalizuarin, pasi jane dyfishuar cmimet per institucionet buxhetore. Jane gjithe ato institucione, shkolla. Ne buxhet dy here me shume, do te shkojne per energji.
Infrastruktura ka qene nje pike e forte e qeverise tuaj. Vecanerisht rruga Durres-Kukes, e nje rendesie strategjike, jo vetem per Shqiperine por edhe per Kosoven. Pak jave me pare pati nje shembje ne njeren ane te tunelit. Cila eshte realisht situata dhe sa jane kostot e asaj qe ka ndodhur atje?
E verteta eshte se ka patur nje shembje te tunelit te pa hapur. Nje shembje jo e pa paralajmeruar, sepse u diktua ndoshta jo nga studimi gjeologjik, por nga progresi ne pune. Sepse shkembi ishte i shkermoqur. Ne kete rast tuneli eshte shume problematik. Mund t'ju them se ne nje tunel 2 kilometra ne Igumenice jane dashur vite per ta stabilizuar. Megjithate kompania, e cila ka nje nga eksperiencat me te medha ne bote per tunelet, eshte marre me te. Por dhe ne jemi marre. Ne kemi kontraktuar, ne dijenine tone, ekspertin me te mire te Evropes, grupin me te mire te Evropes per tunelet. Nje grup austriako-gjerman, te cilet kane ardhur, e kane vizituar tunelin dhe kane dhene garanci se problemi zgjidhet. Kane bere projektin. Sipas parashikimeve tuneli do zgjidhet nga pranvera. Ne gjeologji eshte si ne mjekesi. Parashikimi eshte shume i veshtire. Dhe ketu kemi te bejme me nje formacion gjeologjik ... Sigurisht do kete cmimin e saj, por e para dhe kryesorja eshte qe tuneli do te mbaje. Te jemi realiste. Sepse leverdia ekonomike e rruges dhe e tunelit tejkalon cdo parashikim. Ata japin garanci se tuneli do te mbaje.
Nje tjeter ceshtje e cila ka hapur debat eshte edhe ajo e marreveshjes per percaktimin e kufirit detar me Greqine. Ne te vertete ajo eshte shume teknike dhe per kete kane folur shume specialiste. Edhe seance e pare qe u zhvillua ne Gjykaten kushtetuese la nje shije jo fort bindese. Ju mendoni se ka vend per korrigjim?
Une natyrisht e kam ndjekur debatin. Por cfare shoh une ne debat. Shoh nje sharlatan qe kalon nga ekrani ne ekran dhe cfare thote. Thote qe Gjiri i Sarandes nuk eshte ai qe ai vete ka percaktuar me doren e vet dhe institutin qe ka drejtuar, ka vizatuar dhe ua ka dhene shqiptareve ne te gjitha tekstet dhe e ka percaktuar ne enciklopedine e Shqiperise, por gjiri i Sarandes eshte ai qe ka percaktuar legjenda. Se behet fjale te gjiri. Une nuk do ta ndiqja, do e leja ne doren e eksperteve, por e kam ndjekur. Se dyti, behet fjale per distancen ku u thote shqiptareve nje here se ketu jane humbur 350 kilometra. Kur distanca eshte 39 kilometra, ai thoshte 21, pastaj thoshte "jo nuk e kam deklaruar". Pra absolutisht kemi te bejme, koncepti im me falni, me nje sharlatan te mirefillte qe nuk jep as edhe nje fakt te vetem. Gjykata e Shkupit dhe ajo Kushtetuese nuk mori persiper trajtimin e kesaj ceshtjeje. Te njejten ceshtje shtroi edhe atje opozita. Gjykata e Tiranes e mori persiper. Dakord. Po e ndjekim. Cfare argumenti do paraqese pala tjeter. Une gjykoj se te gjitha argumentet jane paraqitur per zbatimin me korrektese te Traktatit te Detit. Eshte percaktuar ajo si baze dhe ajo perdoret si baze ne shumicen e vendeve te botes. Nuk kam as edhe shqetesimin me te vogel per te. Por te mendoj se ekspertet shqiptare shiten territor, kjo vjen nga mendesia me e vjeter e ketij vendi. Ai eshte nje proces transparent. Gjiri i Sarandes eshte gjiri i Sarandes. Ka nje perkufizim enciklopedik, gjeografik, nje perkufizim te gjithanshem.
Nje tjeter ceshtje te cilen ju e keni mbrojtur me zjarr eshte lufta ndaj korrupsionit. Por ne vleresimin e sivjetshem te Transparency International Shqiperia ka humbur 10 vende. Si e shpjegoni kete?
Si e shpjegoj faktin. Kjo qeveri eshte quajtur kampione ne luften ndaj korrupsionit po nga TIA. Po te marresh perllogaritjet qe i ben korrupsionit Millenium Challenges Account Corporation, ne tejkaluam pragun me 53 per qind. Transparency i tha eksperteve tane se eshte perdorur nje metode tjeter e perllogaritjes dhe jane futur elemente te tjere. Por keto une po i injoroj. Cfare une marr per baze? Une marr per baze nje vullnet te hekurt per te luftuar korrupsionin. Ne keto 100 dite, eshte bere nje reforme jashtezakonisht e rendesishme, ceshtja e transportit te zyrtareve ku mbi 50 milion dollare i shpetuam nga kthetrat e abuzivitetit dhe ja kthyem taksapaguesve. Shendetesia? U vendosen cmimet e references. Cfare jane cmimet e references? Qytetari shkon regjistrohet. Nese eshte i pasiguruar paguan nje cmim, qe eshte ftese per t'u siguruar. Nese eshte i siguruar apo eshte pensionist apo ne ndihme ekonomike, nuk paguan asgje, por nuk ka kontaktin direkt. Dhe kjo ka ul ne menyre dramatike ryshfetin, parate nen dore. Vendosem parimin "Heshtja eshte miratim", per rimbursimin e TVSH. Hermetizuan teresisht sistemin elektronik te prokurimeve. GRECO eshte nje institucion i Keshillit te Evropes. Shqiperia ka plotesuar te gjitha, pervec dy kerkesave te saj. Dhe ne bashkepunojme shume ngushte me ta. Pra ka nje lufte konstante e te vendosur kunder korrupsionit. Nje gje eshte e sigurt: Ne kete lufte nuk mund te kete kurre armepushim.
Dhe se fundi, cili eshte urimi juaj per shqiptaret per vitin 2010?
Une u uroj shqiptareve nje vit ne lartesine e kerkesave dhe deshirave te tyre. Nje vit te mbare. Por para se gjithave nje vit, ne te cilin te fitojne te drejten per te levizur te lire ne mbare Evropen, sic e meritojne. Uroj lumturi ne cdo familje shqiptare, pune me shume, prosperitet me te madh, uroj qe opozita te zere vendin per te cilin eshte votuar ne Parlament dhe e garantoj per nje fryme te hapur bashkepunimi me te. Shfrytezoj rastin te uroj te gjithe ekipin e "Zerit te Amerikes", nje vit te mbare me suksese e ta falenderoj per te gjithe punen qe ben te cmuar ne informimin e publikut shqiptar.