Rama Dibra do te dale nga izolimi

Entuziazmin dhe mikpritjen e qytetarëve të Peshkopisë Edi Rama e quajti
një përgjegjësi për të si Kryeëministër i ardhshëm i Shqipërisë, në
transformimin e kësaj zone të harruar nga Qeveria Berisha.
"Jam jashtëzakonisht i mrekulluar nga kjo pamje! Kjo pamje këtu është e jashtëzakonshme dhe kjo pamje është një përgjegjësi shumë e madhe për mua, për të gjithë ne, për të gjitha zotimet që kemi marrë për Dibrën dhe që do t’i bëjmë realitet duke filluar nga Rruga e Arbrit. Dibra nuk do të jetë më e izoluar. Dibra nuk do të jetë më e braktisur. Rrënimi në Dibër do të ndalet në 23 qershor, me numrin 29, numrin e bekuar të çlirimit të Shqipërisë, numrin që do të çlirojë energjitë dhe pasionet e jashtëzakonshme të këtij populli për një Rilindje të re Shqiptare", tha Rama. Ftesa e Ramës për dibranët ishte se demokratët s’duhet të kthehen në socialistë, por që ata më 23 qershor të votojnë për veten e tyre. "Kemi detyrën historike të Rilindim Shqipërinë duke i hapur rrugë çdo familje të zakonshme pavarësisht bindjeve partiake, pavarësisht krahinës, pavarësisht se ku jetojnë, në qytet apo në fshat. Sepse, historia e një Shqipërie të përçarë, historia e një ndasie pambarim, historia e urrejtjes mes vedi ka sjellë rrënimin që ne do të ndalim në 23 qershor, për të hapur rrugën e një historie të re. Dhe pak ditë dhe koha do të provojë se puna është rruga e vetme për të ngritur lart dinjitetin e çdo familje dhe e këtij kombi", tha Rama. / Top Channel