Grabitet nje biznesmen ne Tirane
1.5 milione leke i jane grabitur ne mengjes heret nje biznesmeni ne Tirane. Policia mendon se tregtari i farmaceutikeve C. Kodheli vezhgohej prej kohesh. Grabitesit e kane ditur kur ai do te kalone prane stadiumit Qemal Stafa dhe se ne ato momente kishte me vete nje shume te konsiderueshme parash. Hajdutet nuk e kane kercenuar apo qelluar me arme. E kane zene ne befasi dhe duke perdorur nje spray neuro-paralizues ne fytyre, kane arritur te marrin parate qe kishte me vete. Policia nuk ka asnje te dyshuar per ngjarjen, pasi viktima e ka pasur te pamundur identifikimin e hajduteve.