Rama: Do bëjmë transparencën e pronave në bregdet, ato nuk do grabiten më
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përsëriti në Delvinë se ata do bëjnë transparencën e pronave në bregdet dhe nuk do lejojnë më grabitjen e tyre.
Ishte një problem që e hasa nga Ura e Mifolit deri këtu, pronat.
Në do bëjmë që pronat të mos grabiten. Një nga bukuritë më të mëdha është bregdeti i Jonit, një nga burimet më të mëdha të mirëqënies për këtë popull është kjo vijë bregdetare dhe gjithë kjo zonë në këtë vijë bregdetare që fatkeqësisht sot është nën kërcënimin e shkatërrimit dhe nën grabitjen e vazhdueshme të atyre që i lënë pa të drejta mbi pronat trashëgimtarët e gjithë këtyre zonave që po kthehen në latifondistë tokash në dhjetra qytetarë dhe ndërkohë që nuk kanë asnjë lidhje tjetër me këtë zonë përvec lidhjes me labirinthet kriminale të pronave të shqiptarëve. Ne do të bëjmë transparencën më të plotë publike për gjithçka ka ndodhur me pronat e bregut. Për gjithçka ka ndodhur me pronat e shqiptarëve, me ato prona të të parëve të tyre, dhe me ato prona të përbashkëta tonat me të cilat nuk mund të lejojmë të përfitojnë një grusht grabitqarësh por duhet të krijojmë kushtet që të përfitojnë shqiptarët, tha Rama.
Kreu i PS deklaroi se opozita është e vendosur në uljen e taksave dhe mbrojtjen e biznesit të vogël.
Ne jemi të vendosur të jemi krah 95% shqiptarëve, për të cilët do ulim taksat. Unë nuk e di se me cilat parti janë ata që zotërojnë ato dyqane që ka këtu në Delvinë, por di se këto dyqane janë biznesi i vogël i Delvinës. Ju them se më 23 qershor kanë një zgjedhje shumë të qartë. Nëse voton Saliun do paguash taksën për biznesin e vogël, dhe TVSH dhe taksën e sheshtë dhe do jetojë sa kohë laku i borxheve dhe pamundësia për ta mbajtur dyqanin hapur nuk e ka mbytur përfundimisht biznesin. Por duke votuar PS, një kryq tek nr 29 dhe ti heq taksën për biznesin e vogël dhe do përgjysmojmë tatimin mbi fitimin, tha Rama./ep