Berisha: Unë gjysh? Rama vuan nga fiksimet, është obsesiv
Kryeministri Sali Berisha nuk e pranon se është gjysh. Në të vërtetë ai është gjysh, por nuk e pranon pensionin politik.
Duke folur në Pogradec, Berisha iu përgjigj deklaratës së një qytetari, që i tha se ai nuk duket aspak si gjysh.
Shoku është obsesiv, ai vuan nga këto fiksime, por unë jam mjek e kuptoj. Se njëherë thoshte që unë fluturoj me helikopter në gjithë Shqipërinë dhe bëj fushatë. Por unë kam thënë që nuk përdor mjetet e punës për fushatë. Unë udhëtoja me një makinë të marrë me qera nga nje kompani dhe që paguhej nga PD. Njëherë kishte ditëlindjen dhe unë i shkrova, Zoti iu shtoftë rininë viteve tuaja. Ja thashë me dashamirësi, por i duhej ajo që i thashë, tha Berisha.
Sërish kryeministri këmbënguli se skema e Ramës do të largojë të pasurit nga Shqipëria.
U thotë shqiptarëve se 95 përqind e taksave do të ulen. Ka logjikë ky njeri? Cili është rregulli i përgjithshëm në botë; të gjitha janë aksionerë në shtetin e tyre. Të gjithë paguajnë diçka për arsimin, rrugët e të tjera. Pyeteni pak sesa do ti ulë taksat? Por ku do ti marrë këto para që do i ulë? Këto do tua marrë atij 5 përqindëshit që ngelët. Këta do të mbajnë mbi supe Shqipërinë, tha Berisha./ep