E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Do i kthejmë Krujës shkëlqimin e humbur

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar turin e takimeve elektorale në qytetin e Krujës. Nga ky qytet Rama theksoi se 8 maji është dita e ndëshkimit me votë të qeverisë dhe se me anë të kandidatit Ismail Dani, qytetari do të marrë shërbimin e merituar.
 

“Ne me anë të Ismail Danit do i kthejmë Krujës shkëlqimin e humbur. Kruja, zemra e një qytetërimi. Do ta nderojmë si amanetin e të parëve tanë.Kruja mbetet një pikë referimi për të ardhmen”.
 

Nga qyteti i Krujës, Rama prezantoi kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen” duke i mëshuar dhe një herë faktit se tashmë duhet ti jepet fund votave të vjedhura, kjo si e vetmja mënyrë dhe shpresë për të gjithë shqiptarët.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›