E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do rinisim protestat per te rrezuar Berishen Qamil Xhani

Ne te njejten kohe qe Partia Socialiste ka hapur driten jeshile per marrjen e nje mendimi nga Komisioni i Venecias per fletet e votimit dhe gjetjen e konsensusit strukturat e saj ne baze po pergatiten per protesta. Kryetari i PS-se Edi Rama ka qene kategorik ne deklaratat e tij ne takimin me drejtuesit e PS-se ne Tepelene e Sarande per rinisjen e protestave. Vetem se kete here protestat nuk kane si qellim vetem uljen e mazhorances ne tavolinen e kompromisit por largimin e saj nga qeverisja. Ne lidhje me afatin e tyre dhe kohen kur do te fillojne Rama ka thene se Partia Socialiste nuk ka rruge tjeter vetem se fitoren ne keto protesta. Nje fitore qe nuk nenkupton vetem ceshtjen e transparences se zgjedhjeve por edhe korrupsionin dhe krizen e ekonomike. Ne kete rruge ne kemi vetem nje mundesi te fitojme ka thene Rama gjate takimeve te zhvilluara dje ne qytetet e jugut. Lajtmotivi i protestave qe do te rinisin pas mbylljes se tyre me 19 maj ku PS-ja i dha fund dhe greves se urise do te jene hapja e kutive te votimit kriza ekonomike dhe korrupsioni qe sipas drejtuesve te selise roze ka perfshire majen e drejtimit te shtetit. Madje faza e pare e protestave te nisura nje vit me pare per zgjedhjet sipas kryetarit te PS-se u jep me shume te drejte socialisteve te protestojne duke qene se manipulimi i zgjedhjeve solli dhe problemet ekonomike. Ne do te rifillojme protestat tona edhe me te bindur edhe me me shume fuqi e kurajo sepse rrenimi ekonomik qe e kemi paralajmeruar qysh te nesermen e 28 qershorit sot eshte realitet ne shtepite e shqiptareve qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit te Sali Berishes. Rruga jone eshte rruga e protestes dhe e rezistences perpara kesaj force te se keqes qe kemi perballe u shpreh dje Rama gjate takimi me drejtuesit e forumeve te PS-se ne Tepelene. Sipas kryetarit te PS-se qeveria e sotme pas manipulimit te votave po vjedh shqiptaret me ane te korrupsionit dhe po i varferon ata si pasoje e keq qeverisjes. Mjafton vetem nje shifer per te refuzuar kete qeveri dhe per te mos pranuar me te qeverisemi nga ky njeri. Sot Shqiperia ka 1 milione te papune u shpreh kryetari i PS-se duke e cilesuar kete te dhene si nje shifer alarmante. Kreu i PS-se ka lene te kuptohet se seria e protestave do te vazhdoje gjate. Ne duhet te protestojme te protestojme te protestojme te rezistojme te rezistojme te rezistojme sepse ne kemi detyrimin ndaj vendit ndaj njerezve dhe ndaj njeri-tjetrit qe ta largojme qeverine e Sali Berishes si nje te keqe qe jo vetem nuk po e le Shqiperine te marre fryme sot por po i merr atdheut tone edhe frymen qe i duhet per te ardhmen tha kryetari i PS-se Edi Rama.

Hysi-PS Qendrimi i PS per Komisionin e Venecias qe para 8 muajsh
Partia Socialiste ka ftuar Levizjen Socialiste per Integrim qe te votoje ne Kuvend propozimin e saj per nisjen e hetimit te materialeve zgjedhore dhe mos djegien e fleteve te votimit deri sa te vij pergjigja nga Komisioni i Venecias. Nese LSI vertet e mbeshtet kete qendrim te PS pra hapjen e kutive te materialeve zgjedhore nderkohe qe per fletet e votimit pritet opinioni i Komisionit te Venecias atehere le ta mbroje dhe ta votoje kete propozim ne Kuvend tha dje deputetja e PS-se Vasilika Hysi. Perfaqesuesja e PS shtoi se qendrimi i PS-se per Venecian dhe mos djegien e fleteve te votimit eshte bere publik qe me pare dhe nuk ka asnje mungese koherence nga PS-ja. Nuk e kuptojme se cfare pershendet Levizja Socialiste per Integrim permes Luanit te saj. Qendrimi i PS dhe i kryetarit te saj per hapjen e kutive te materialeve zgjedhore nderkohe qe per fletet e votimit te pritet opinioni i Komisionit te Venecias eshte nje qendrim i perseritur dhe i shprehur publikisht qysh ne viziten e delegacionit te Keshillit te Evropes ne Tirane tha ajo. Hysi ka shtuar se kerkesa e PS-se eshte e hershme dhe ka qene vetem kryeministri Sali Berisha ai qe nuk e ka pranuar kete oferte. I vetmi njeri qe ende sot nuk e ka pranuar kete propozim mbetet Sali Berisha prandaj eshte i pakuptueshem ky qendrim i LSI per nje propozim qe nuk ka dale sot por qe eshte bere publik qe mot tha Hysi. Nga ana tjeter ajo ka shtuar se asgjesimi apo djegia e fleteve te votimit do te ishte djegia e cdo ure bashkepunimi perfshire ketu edhe reformen zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›