Fletet e votimit ne Venecia vetem permes Kushtetueses

Nje dite nga deklarimi i sekretarit te pergjithshem te PS-se Gramoz Ruci se forca politike qe perfaqeson do ti drejtohet Komisionit te Venecias per opinion lidhur me fatin e fleteve te votimit burime brenda PD-se bejne te ditur se jane ne pritje qe selia roze ta zyrtarizoje kete deklarim te sajin. Per mazhorancen nese PS do te bente kete hap do te duhet qe fillimisht te vinte ne levizje Gjykaten Kushtetuese dhe kjo e fundit ti drejtohej per opinion Komisionit te Venecias. Ne fakt edhe ne faqen zyrtare te Komisionit te Venecias kur sqarohet menyra se si ky organizem vihet ne levizje per asistence kushtetuese citohet shprehimisht se Pergjithesisht kerkesa per opinion behet nga vete shteti cfare e ligjeron pozicionin e Gjykates Kushtetuese per ta vene Komisionin e Venecias ne levizje pas ankimimit me pare nga Partia Socialiste. Me poshte thuhet gjithashtu se Komiteti i Ministrave duke nenkuptuar struktura te Keshillit te Evropes Asambleja Parlamentare Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Sekretari i Pergjithshem mund gjithashtu te bejne kerkese per opinion. Nje dite me pare kreu i Grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci permendi se PS do te vere ne levizje Komisionin e Venecias nepermjet sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Evropes. Por burime brenda PD-se bejne te ditur se marredheniet e Shqiperise me KiE jane nepermjet Kuvendit te Shqiperise dhe nje grup parlamentar nuk do te mundte ta vinte ne levizje Sekretarin e Pergjithshem te ketij organizmi. Ne keto kushte sipas te njejtave burime e vetmja rruge e ligjshme per socialistet per te marre nje opinion prej Komisionit te Venecias do te ishte Gjykata Kushtetuese. Por mesohet PD ka refuzon variantin e rideklaruar ne media nga kryetari i Grupit Parlamentar socialist Gramor Ruci per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar. Burime prane grupit demokrat thane se nuk kane cfare ti ofrojne tjeter opozites vec variantit te propozuar nga kreu i deputeteve demokrate Patozi me 1 shtator. PD-ja thote se do te vijoje te jete ne pritje te nje levizje te socialisteve drejt Komisionit te Venecias por jo per hapjen e materialeve zgjedhore per aq kohe sa do te pritet interpretimi per fletet e votimit. Sipas saj kjo do te ishte nje levizje e Parlamentit ne kundershtim me nenin 178 te Kodit Zgjedhor i cili thote se kur materialet hapen fletet digjen. Duke iu referuar letres qe Patozi i ka derguar homologut Ruci pak dite para nisjes se sesionit te ri si dhe deklarates me te fundit te kryeministrit Berisha dhe ne pritje te zyrtarizimit te procesit te marrjes se vendimit nga Venecia mazhoranca shprehet e hapur te fillohet menjehere nga puna me komisionin parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit me 10 nga 11 ceshtjet e propozuara per hetim nga opozita.
Kerkesa nga kush behet
Ne faqen zyrtare te Komisionit te Venecias kur sqarohet menyra se si ky organizem vihet ne levizje per asistence kushtetuese citohet shprehimisht se Pergjithesisht kerkesa per opinion behet nga vete shteti cfare e ligjeron pozicionin e Gjykates Kushtetuese per ta vene Komisionin e Venecias ne levizje pas ankimimit me pare nga Partia Socialiste. Me poshte thuhet gjithashtu se Komiteti i Ministrave duke nenkuptuar struktura te Keshillit te Evropes Asambleja Parlamentare Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Sekretari i Pergjithshem mund gjithashtu te bejne kerkese per opinion.