E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci PS kerkese Venecias per fletet

Ne marrim persiper ti drejtohemi nje arbitri asnjanes qe quhet Komisioni i Venecias. Marrim persiper ti drejtohemi marrim persiper te pranojme dhe verdiktin qe ata do japin cilido qofte ai. Kjo ka qene pergjigja qe une i kam kthyer e fundit dhe oferta e fundit qe une i kam dhene ne negociata z.Patozi. Pra komisioni hetimor te ngrihet objekt i hetimit te jene materialet zgjedhore fletet e votimit ngrijne deri ne momentin qe Komisioni i Venecias te shprehet per leximet dhe dallimet qe kemi ne interpretim midis PD dhe PS u shpreh Ruci gjate nje bashkebisedimi me gazetaret ne seline roze. Duke sqaruar se si do ti drejtohet PS-ja Komisionit te Venecias Ruci tha se grupi parlamentar socialist ka te drejten e plote per tu adresuar ne Keshillin e Europes. Ne jemi grup parlamentar jo ilegal por legjitim i ketij vendi. Komisioni i Venecias eshte strukture e Keshillit te Europes ku ne bejme pjese. Keshtu qe ne gjykojme se kerkesa qe ne si subjekt politik pavaresisht nepermjet apo drejtperdrejte pra nepermjet sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Europes apo drejtperdrejte do te jete e vleresueshme dhe e pranueshme nga ana e Komisionit te Venecias u shpreh Ruci. Sipas tij djegia e fleteve te votimit do te ishte prova e grabitjes se zgjedhjeve por dhe fundi i dialogut mes paleve. Nuk ka zgjedhje ne Shqiperi nese nuk behet transparenca e zgjedhjeve. Ne mos berjen e transparences se zgjedhjeve apo me hapin tjeter te djegies se kutive te votimit maxhoranca aktuale nenshkruan kapitullimin e tij qe do te thote se ai eshte hajduti i zgjedhjeve e thene ne gjuhen me te thjeshte....Duhet te largohet si nje hajdut i pushtetit se i tille ka ardhur dhe nuk ka asnje garanci per zgjedhjet e ardhshme tha Ruci. Per numrin dy ne PS largimi i Berishes nga pushteti do te behet sipas formave te njohura ne te gjithe boten dhe brenda kornizave kushtetuese dhe demokratike. Nje njeri qe ka vjedhur zgjedhjet kuptohet nuk ka ardhur ne pushtet se ne demokraci vjen ne pushtet me vote dhe rri ne pushtet me pune. Pra ai deklaron se une skam ardhur me vote por kam ardhur me vote te vjedhur dua te largohem si nje hajdut pushteti. Se i tille ka ardhur dhe nuk asnje garanci per zgjedhjet qe do te vijne. Cilat jane mjetet Nuk do te behet shpikje shqiptare. Gjithcka do te jete brenda kuadrit kushtetues brenda ligjeve te vendit brenda standardeve dhe parametrave qe vepron nje force politike dhe nje popull ndaj nje sundimtari jo ndaj nje te zgjedhuri. Gjithmone me mjete demokratike u shpreh Ruci. Deklaratat e Rucit erdhen dje si pergjigje ndaj deklarimeve te dy diteve me pare te kryeministrit Berisha i cili u shpreh i gatshem te pranoje kerkesen e opozites per hetimin e materialeve zgjedhore dhe dergimin prej saj te kerkeses ne Komisionin e Venecias.

PS Qeveria pergjegjese per kohen e humbur

I pyetur rreth kohes se gjate qe ka kaluar qe kur opozita ka kerkuar berjen e transparences Ruci tha se eshte pergjegjesi e opozites pasi eshte maxhoranca ajo qe e bllokoi kete proces. Ka kaluar nje kohe shume e gjate nje vit dhe tani numerohen ditet apo muajt. Pergjegjesia nuk eshte e jona. Ne me te gjitha format mjetet parlamentare apo jashte parlamentare qe perdor nje force politike ne nje vend demokratik i ka perdorur hap pas hapi dite pas dite e muaj pas muaji. Kane qene kundershtaret tane politike te cileve u ka munguar ky vullnet politik. Keshtu qe ne nuk e ndiejme veten fajtore per kete ceshtje. Pergjegjesine morale politike apo elektorale duhet ta mbajne kundershtaret tane politike u shpreh Ruci.

Ruci leter krereve te PE-se

Kreu i grupit parlamentar socialist shpjegoi dhe qellimin e letres qe u nisi dy dite me pare drejtuesve te Parlamentit Europian. Letra ne esence i informonte ata lidhur me perpjekjet dhe qendrimin e PS pas daljes se rezolutes se PE. Ne e kemi mirepritur ne e kemi pranuar kete negocim te Brukselit. Ne jemi shume serioze ne angazhimet qe kemi ndermarre ndaj tyre dhe sigurisht do te ishte mungese serioziteti ne qofte se ne nuk do ti vinim ne dijeni per perpjekjet tona lidhur me ate cka PE ka kerkuar nepermjet nje rezolute per berjen e transparences nepermjet ngritjes se komisionit hetimor parlamentar. Ashtu sikurse e kam informuar lidhur me negociatat e fundit qe jane zhvilluar midis PD dhe PS ashtu dhe me vendimin e paralajmeruar te KQZ u shpreh Ruci.

Pitela Te mos digjen fletet e votimit

Zevendespresidenti i Parlamentit Europian Xhani Pitela ne emer te Aleances Progresiste dhe grupit te socialisteve si dhe te demokrateve ne Parlamentin Europian i beri apel politikes shqiptare qe fletet e votimit te mos digjen nga KQZ-ja. Permes nje letre derguar politikes shqiptare Pitela shprehet se djegia e fleteve te votimit do te mbyllte cdo mundesi per berjen e transparences se zgjedhjeve te shkuara. Nese ky vendim do te merret mundesia e nje hetimi parlamentar per zgjedhjet e pergjithshme te 2009 do te jete e humbur pergjithmone. Nje veprim i tille do te ishte nje goditje per demokracine parlamentare ne Shqiperi dhe kriza politike do te vije ne nje rruge te pa kthim shprehej Pitela

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›