E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabanda Prifti dorezon emrat ne Prokurori

Ish-ministri ka dorezuar nje bllok me shenime ku ndodhen emrat e personave qe kane kryer ose kane dijeni per kontrabanden e naftes. Jepen data dhe raste konkrete. Prifti Do te jete hetimi i shekullit do te dale shume llum


TIRAN- Ish-ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes deputeti Dritan Prifti ka dorezuar ne prokurori nje bllok shenimesh me te gjitha detajet e kontrabandes se naftes. Ai ka qendruar dje ne prokurori per me shume se tre ore ku ka rrefyer gjithcka qe kishte mesuar ne lidhje me kontrabanden qe organizohet nga organet shteterore.

Ka qene ora 1310 minuta kur para hyrjes kryesore te Prokurorise se Tiranes ka zbritur nga makina deputeti Prifti duke shprehur gatishmerine e tij per te dhene shpjegime ne lidhje me akuzat publike.


Kam ardhur ne prokurori per te bere detyren time si qytetar. I qendroj akuzave qe kam bere publike dhe do ti paraqes prokurorise faktet dhe dokumente per te gjithe evazionin dhe kontrabanden qe ka ndodhur.


Besoj dhe shpresoj qe prokuroria kete gje ta marre parasysh se nese do ta marri parasysh ky do te jete nje nder hetimet e shekullit sepse ka per te dale shume llum- tha deputeti Prifti para se te hynte ne zyren e drejtuesit te Task-Forces se prokurorise Dritan Rreshka. Ky i fundit se bashku me oficerin Elidon Hysenaj kane renditur per tre ore procesverbalin e marrjes ne pyetje te deputetit Prifti me vullnetin e tij te lire dhe me cilesine e deklaruesit.


Ish-ministri Prifti i qendroi akuzave te bera publike ne media. Duke dorezuar nje sere shenimesh me shkrim dore mes tyre emra personash punonjes te Ministrise se Energjetikes punonjes te policise se Portit te Vlores ish-titullare dhe drejtues te policise se Komisariateve te ndryshme emra punonjesish te Policise tatimore dhe punonjes te anti-kontrabandes-thuhet nder te tjera nga burimet zyrtare te organit qendror te akuzes.


Gjithashtu keto burime shtuan se deputeti Prifti i dorezoi prokurorit Rreshka edhe disa numra dhe data te ndryshme te shkresave zyrtare qe ndodhen ne Portin e Vlores zyrat e policise tatimore ne Fier e Vlore apo punonjesve te doganave. Sipas deklarimeve te Priftit te gjithe keto shkresa dhe pyetja e ketyre personave te deklaruara nga ai do te provojne kontrabanden e naftes te llojit Virgin.


Deputeti Prifti permendi dhe tregoi edhe disa mesazhe sms telefonike ku ish-vartes te institucionit te tij te Inspektoratit te Hidrokarbureve apo punonjes me funksione te ndryshme publike e kane njoftuar se si zv/drejtori i Policise Agron Kuliqi i kishte kerkuar lirimin e boteve te ngarkuar me nafte virgin te cilat nuk perfundonin ne port te Vlores por ne pika te ndryshme te karburanteve ne vend- thane burimet e Prokurorise se Pergjithshme.

Sipas ketyre burimeve te gjitha keto pretendime te deputetit Prifti do te verifikohen dhe hetohen me kujdes per te zbardhur te verteten e akuzave publike qe ish-ministri ka drejtuar ne adrese te punonjesve te tatimeve doganave dhe vete zv/drejtorit te Pergjithshem te Policise Agron Kuliqi.


Nderkaq pas tre ore pyetje-pergjigje deputeti Prifti ka lene prokurorine duke deklaruar se do jete i gatshem per te zbardhur te gjitha akuzat. Une sot dje kam bere nje deshmi per rreth tre ore dhe kam dhene listen e informacioneve qe une kisha per te dhene per kete gje.


I kam premtuar prokuroreve qe prej sot e tutje kjo ceshtje eshte sekret hetimor nuk mund te flas me detaje pervec deklaratave politike sepse ka filluar nje proces hetimor serioz ne prokurorine e Tiranes dhe duhet ta leme te bejne punen e tyre-tha Prifti duke iu pergjigjur edhe drejtorit te doganave Flamur Gjymshika i cili pak dite me pare tha se nuk ka pas kontrabande nafte.


Deklaratat qe jane bere nga ana e Doganes mendoj se jane te pasinqerta ose te pakten jane te verifikuara keq sepse nga informacionet qe kam pasur une si Minister i Ekonomise kjo gje ka ndodhur keshtu qe le te flase prokuroria dhe institucionet-tha Prifti duke i bere thirrje prokurorise te mos lekunden nga asnje lloj presioni politik.


Largimi i Priftit dhe akuzat per korrupsion


Dritan Prifti u largua nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes me 14 shtator te ketij viti duke e akuzuar kreun e Levizjes Socialiste per Integrim z.Ilir Meta se i kishte kercenuar familjen. Pas shkarkimit nga detyra nisen edhe akuzat e ashpra ne media mes dy paleve. Prifti permendi rastin e arrestimit te Eduard Belegut.


Ai u arrestua per nje aktivitet te tijin privat te vitit 2005. Une kam bindje te plote qe goditja e tij ishte nje paralajmerim per mua nga segmente te caktuara te qeverise dhe te shtetit.


Ai u arrestua padrejtesisht per nje ceshtje te vjeter qe prokuroria me turp pas nje muaji e mbylli dhe e deklaroi ate te pafajshem. Nga analiza ime kam evidentuar nje person ne kete mes qe quhet Agron Kulicaj qe sot eshte nendrejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit. Une ne momente te caktuara kam informuar edhe kryeministrin per kontrabanden e naftes ne te cilen jane perfshire edhe policia e doganat.


Beheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej ne tregun shqiptar. Kryeministri i ka dhene porosi ministrit te Financave por edhe sot nuk ka asnje rezultat-pat deklaruar Prifti gjate intervistave per mediat.


Dyshimet si kryhej kontrabanda e naftes duke shitur llumin e mbetur si karburant cilesor
Hetimet e prokurorise
per periudhen 2007 - 09


Hetimet e prokurorise per kontrabanden shteterore jane perqendruar ne periudhen 2007 - 09 kohe kur sipas akuzave te deputetit Prifti zv/drejtori Kulicaj urdheronte me telefon vartesit e tij per ti lejuar botet e mbushura me Virgin te shperndaheshin neper pika karburanti brenda territorit shqiptar.


Kompania Albpetrol kryen nxjerrjen e naftes bruto nga vendburimet dhe me pas e dergon ate ne rafinerite e kompanise Armo. Kjo kompani perpunonte me teknologjine qe ka ne dispozicion naften e nxjerre nga vendburimet dhe nga perpunimi nxirrte nje perqindje te caktuar nafte D2 qe perdoret per mjete bujqesore.


Ndersa nje perqindje te caktuar nga ky perpunim kthehej ne mbetje Virgin llumi i mbetur nga perpunimi qe sipas rregullit keto mbetje te ngarkuara ne bote transportohen per ne portin e Vlores dhe me pas dergohej ne rafinerite italiane apo gjermane per perpunim-thuhet nga burimet e prokurorise.


Por ketu qendron edhe dyshimi i ngritur ne hetimet e Task-Forces ku sipas tyre botet qe ngarkoheshin per eksport nga rafinerite e Armo-se ne Fier niseshin drejt portit te Vlores. Ne destinacionin e caktuar sipas akuzes ka pasur raste qe nga 10 botet e nisur nga rafineria e Armo-s vetem nje ka mberritur ne port te tjeret jane shkarkuar ne pika te ndryshme te karburanteve ne vend.


Neper keto pika perziheshin dy njesi nafte e rregullt D2 dhe nje njesi nafte e cilesise se keqe Virgin dhe me pas shitej si nafte e mire. Nderkohe nga ana tjeter dokumentacioni perpilohej ne menyre fiktive sikur keto mjete jane derguar ne Itali dhe Gjermani per perpunim per llogari te Armo-s.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›