Rama Do te heqim gjobat elektorale

Cdo të dielë deri më 23 Qershor, Edi Rama do të vijojë të takohet me banorët e Qarkut Vlorë ku ai kandidon. Takimet e të dielës së sotme Rama i ka nisur duke u takuar fillimisht me bizneset e vogla në këtë qytet.
Kryetari i PS deklaroi se gjobat e vëna që nga 1 marsi 2012 dhe ato që po vihen do të hiqen, premtoi heqjen të taksës së biznesit të vogël, përgjysmim të taksës së fitimit, krijimin e hapësirave për vende të reja pune. “Të gjitha gjobat që janë vendosur dhe vazhdojnë të vendosen qysh nga 1 marsi i këtij viti, ne nuk do t’i njohim. Ne do t’ua heqim taksën e biznesit të vogël, Zgjedhjet 2013Kukës, Mediu prezanton kandidatëtMeta në Kukës: Ulim taksat për turizmin Berisha: Asfaltojmë çdo km rrugë në Shqipëri do të përgjysmojmë tatimin e fitimit, do t’ju krijojmë të gjitha kushtet që t’ju shtojmë vendet e punës dhe për cdo vend pune që do të hapni, ne do t’ju japim mbështetjen përkatëse”, tha Rama. Fermerët e fshatit Bratar në bregun e lumit të Vlorës i parashtruan Edi Ramës një sërë problemesh ndërsa, kryesocialisti shpalosi platformën e PS për ta rilindur fshatin. “Si ka mundësi që ju të mund të votoni akoma Saliun kur Saliu u ka kthyer kurrizin dhe u ka lënë këtu si të ishit në një gropë nga nuk dilni dot kurrë me Saliun? Në gjithë këtë hapësirë të mrekullueshme bukurish dhe pasurish ne do të ndërtojmë mirëqënien. Duam një Shqipëri që të rilindë përmes punës, ndërsa Saliu i ofron popullit një Shqipëri që vazhdon të rrënohet. Betohem këtu: Unë Edi Rama nuk do ta tradhëtoj kurrë Vlorën dhe nuk do t’i tradhëtoj kurrë qytetarët e këtij vendi, do të jem përsëri dhe pas 23 qershorit për t’i kthyer fjalët në vepra”, deklaroi Rama. / Top Channel