E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do te ndjekim kulturen e merites dhe te konkurrences ne administrate

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u prezantoi sot ligjvënësve socialistë kreun e tyre në një mbledhje të posaçme përpara seancës së parë parlamentare për legjislativin e ri. 

Përmes një fjalimi të gjatë, Rama u ndal në paraqitjen së vizionit që duhet të drejtojë jo vetëm qeverinë e re por dhe grupin e ri parlamentar. Në këtë kontekst kryesocialisti kërkoi nga deputetët që të mos harrojnë asnjë çast votën që kanë marrë, premtimet që janë bërë dhe përkushtimin që duhet të kenë për të merituar besimin e madh që u është dhënë.
“Të mos harrojmë mandatin që na dha populli, jemi bashkë për t'i dhënë fund praktikave të vështira. Duhet një përkushtim maksimal për njerëzit që na dhanë besimin e jashtzakonshëm me votën e tyre. Kemi një skuadër që u formua duke lexuar me kujdes rezultatin e votës së 23 qershorit. Çdo ditë do të jemi në provë me qeverisjen e vendit, por edhe për sjelljen ndaj njerëzve të zakonshëm”, vuri në dukje Rama. 

Sipas tij, qeverisja aktuale i ka lënë në dorë mazhorancës së re një libër të trashë me gabime , ndaj kërkoi që asnjëri prej përfaqësuesve të saj të mos bie në përsëritjen e tyre.

Ndërkohë që një garanci u dha dhe për administratën, e cila jo se nuk do të preket, por ato që do të vijnë do të meren në bazë të meritës.  “Do të ndjekim kulturën e meritës dhe të konkurrencës, pa i hyrë në hak askujt në administratën e shtetit”, u shpreh ai. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›