E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Do të përshkallëzojmë protestat

Duke ritheksuar edhe një herë kërkesën e hapjes së kutive të votimit, Rama tha se bojkoti i Parlamentit do të vazhdojë deri në plotësimin e kësaj kërkese.

“Protestat do të vazhdojnë deri në vendosjen e normalitetit demokratik. Ne do të qëndrojmë jashtë atij parlamenti të dalë nga vjedhja e votave që dhunon rregullisht lirinë dhe të drejtat e qytetarëve”, theksoi Rama para pak momentesh. “Gjatë gjithë javës së ardhshme do të protestojmë për krizën e demokracisë dhe familjeve shqiptare”, vijoi ai.

Sipas Ramës, bojkoti nuk është shkaku i krizës së demokracisë dhe rënies së shtetit të së drejtës. Kreu socialist ka përmendur edhe paditë e depozituar anë Gjykatë ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke i kërkuar që të japë llogari për shpifjet.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›