E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Do të realizojmë ato që kemi premtuar gjatë fushatës elektorale

Kryeministri prezanton në Kuvend programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

Foto Jutta BenzenbergPër rreth 60 minuta, kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme. Rama e nisi fjalën e tij duke përkujtuar ngjarjen e 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se sot jetojmë në një luftë të re, ndoshta në një formë të re, ku armiku shfaqet herë si profet e herë si ushtar, herë si martir, e herë si turmë.

Programi

Gjatë fjalës së tij, kryeministri rama u shpreh i bindur në mbajtjen e premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale. Rama tha se qeveria e re është e vendosur për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës dhe shëndetësinë falas. Jemi zotuar se do krijojmë 300 mijë vende pune. Do gdhihemi dhe ngrysemi për tia dalë, që Shqipëria të jetë jo tunel, por hapësirë mundësisht. Unë dua të ndaj me ju se në mbyllje të këtij mandati, do jetë mbyllur edhe odiseja e etjes për ujë. Nuk tundemi nga zotimi për të përmbushur premtimin për legalizimet, siç ua kam premtimin njerëzve. Ne do legalizojmë shtëpi, por vila në bregdet dhe ndërtime të paligjshme për biznes. Nëse të varfërve që erdhëm këtu nga humbëtirat e Shqipërisë, nuk do tu kërkojmë lekë, por vetëm çka është e ligjshme, kurse zengjinëve të së paligjshmes do tu japim faturë të kripura. Mësuesi, mjeku, polici do jenë tri figurat kyçe për rimëkëmbjen e ardhshme. Nuk do jenë më doganierë e tatimorë ushtarë të partisë; ata do zëvendësohen me profesionistë, tha Rama. Duke u ndalur tek krimi në vend, Rama premtoi rivendosjen e rendit duke riorganizuar Policinë e Shtetit. Shqipëria ka shumë më tepër ligje se 8 vjet më parë, por jo ligjshmëri. Krimi ka marrë përmasa të papara. Kur hapim TV, vrasjet na duken si film i vjetër, kurse vjedhjet sna bëjnë më përshtypje. Armët janë bërë si celularët, janë kudo në shkollë e klube, vetëm se nuk mbahen në dorë aq dukshëm për të nisur mesazh. Nëpër fshatra grabiten shtëpi e dhunohen njerëz, kurse inspektorët e policisë mbyllin sytë. Po bie Kruja, po tretet Gjirokastra, po rrënohet Berati si një makth. Ky makth duhet të mbarojë. Do të riorganizojmë Policinë e Shtetit e do ta kthejmë në krye të detyrës, tha Rama.

 

 Biznesi, Rama: Kapitull i ri, partneritet

Do të hapet menjëherë një kapitull i ri në marrëdhëniet me biznesin, që nuk do jetë kundërshtari ynë, por partneri ynë dhe do jemi të hapur dhe luajalë me të.

 

 Rama: Do të themelojmë shërbimin kombëtar shtetëror për shëndetësinë

 Unë i qëndroj plotësisht zotimit që kemi marrë. Do themelojmë Shërbimin Kombëtar Shtetëror që do ta afrojë shërbimin falas. Ai nuk është sadaka, por shërbim nga shteti që e afron në rrugë alternative. Shëndetësia kushton, por kush paguan? Jo ata që nuk kanë, por gjithë shoqëria për ata që skanë. Ne do tia marrim spitalet korrupsionit e do tia kthejmë njerëzve. Debatin në bëhet a sbëhet ne do ta vazhdojmë pas katër vjetësh mu në sheshin e spitalit Nënë Tereza.

 

Rama: Reforma në arsim, fre pranimeve

pa kriter në Universitete

 Do të jem gati po ashtu të dal pas 4 vjetësh para çdo mësuesi e nxënësi për tu thënë që koha e Kryeministrit që u futet me pahir në oborr apo i merr në mitingje, është një ëndërr e keqe që mori fund në 23 qershor. Jemi zotuar ti kthejmë shkollës, lirinë, solidaritetin mes mësuesve, prindërve e qeverisë. Kemi gati projektin për të nisur tabletat elektronike që do zëvendësojë librat dhe dërrasat e zeza për të zmbrapsur lumin pa kriter në dyert e universiteteve. Do fillojmë kulturën e madhe të edukimit përmes kulturës dhe sportit.

 

Toka, Rama: Do zbatojmë ligjin 7501

 Do të zbatojmë ligjin 7501 për tokën, por jo duke e zvarritur atë pa fund. Po ashtu, nuk do vazhdojmë pa fund me premtime për kompensione e legalizime. Ky është momenti për ta thënë, përmes interesit të vendit dhe interesit për tu rizgjedhur, unë zgjedh të parin. Jemi zotuar të ulim kostot e ushqimeve bazë. Ndaj, çdo fermer që rropatet për tokën do ta kthejmë në aleatin tonë dhe ne do ti kushtojmë fshatit, energjitë që si janë kushtuar në 20 vjet sëbashku.

 

Rama: Audit për financat, do binjakëzojmë INSTAT-in

Do të auditojmë urgjentisht, xhepat e shtetit dhe do të binjakëzojmë INSTAT-in, që shifrat të mos i nxjerrë zyra e Kryeministrit, por kemi nisur bashkëpunimin me misionin e FMN-së. Po përgatitemi të komunikojmë me FMN-në për të parë sesa e thellë është kriza dhe si ti përgjigjemi asaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›