E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Drejtorët e shkollave duhet të kenë votëbesim të përvitshëm nga mësuesit e prindërit

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama në konsultimin publik që nisi nga gjimnazi “Sami Frashëri”, tha se mbyllja e platformave TikTok dhe SnapChat nuk është zgjidhja e vetme e problemit kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe të rinjve në ambientet e shkollave. Rol shumë të rëndësishëm, sipas kryeministrit, kanë edhe drejtuesit e shkollave, që sipas tij duhet t’i nënshtrohen çdo vit një votëbesimi nga një komunitet prindërish dhe mësuesish.

“Rol vendimtar në ecurinë e një shkolle ka drejtimi dhe ne e kemi konsideruar këtë fakt kur pamë rezultatet që solli portali “Mësues për Shqipërinë” dhe gjithë konsolidimi i atij procesi. Mësuesit nuk ishin më në atë rrezikun po më heqin këtu apo atje, ndërsa mësuesit e rinj u zgjodhën sipas meritës dhe kjo solli një dallim midis mësuesve dhe drejtuesve. Kemi disa vite që kemi Shkollën e Drejtorëve që u bën drejtuesve kurse intensive, kjo ndodh edhe me mbështetjen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan, ka jo pak raste ku nuk jepen më certifikata për të drejtuar shkollën. Kjo nuk do të thotë që ky nuk është një problem. Ndaj, këshillat e prindërve janë të rëndësishme edhe për këtë fakt. Drejtorët e shkollave duhet të kenë një votëbesim të përvitshëm të një përfaqësie të prindërve dhe mësuesve për të marrë një vlerësim. Shkolla të mos jetë shko në klasë, dil nga klasa dhe kaq”, tha Rama në fjalën e tij.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›