Rama: Duhet kurajo për të kapërcyer hendekun mes të majtës e të djathtës për Shqipërinë në BE

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, përsëriti sot apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Kryeministri theksoi se “kur e kërkon Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE-së, nuk duhet të jetë e vështirë për të votuar skuadrën e re të Partisë Socialiste”.
“Voto 5 dhe po, mu siç shkruhet mbi këtë dorë, duhet kurajo për ta kapërcyer hendekun mes të majtës e të djathtës, por kur e kërkon Shqipëria për t’u bërë pjesë e BE-së, nuk duhet të jetë e vështirë për të votuar skuadrën e re të Partisë Socialiste”, shkruan Rama.
/m.m//r.e//a.f/