E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Dy shkolla në Elbasan drejt rikonstruksionit, hapësira me standarde evropiane

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Shkollat “Vasil Kamami” dhe “Sul Misiri” në Elbasan do t’i nënshtrohen rikonstruksionit për të ofruar hapësira më moderne dhe standarde evropiane për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga projektet e këtyre dy shkollave, që, sipas tij, do të rilindin përmes një rikonstruksioni të plotë, me ambiente moderne, kushte bashkëkohore dhe standarde europiane për nxënësit dhe mësuesit.

Ambientet e projektuara do t’i japin arsimit më shumë cilësi, më shumë siguri dhe një hapësirë dinjitoze ku çdo ditë mësimi të zhvillohet në kushtet që meritojnë fëmijët dhe mësuesit.

Ndërkohë që në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›