Rama: Ekspozitë befasuese fotografish nga Ben Blushi

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot për të mos u humbur ekspozitën fotografike të publicistit dhe shkrimtarit Ben Blushi, hapur mbrëmjen e djeshme në Qendrën për Hapje dhe Dialog pranë Kryeministrisë.
“Një ekspozitë befasuese fotografish nga Ben Blushi”, shkroi Rama në rrjetet sociale duke sjellë dhe një foto të Blushit teksa shpjegon procesin krijues në hapjen e ekspozitës.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm dje në mbrëmje në ceremoninë e hapjes së ekspozitës së Blushit në COD.
Vetë autori, Ben Blushi tregoi se e ka quajtur ciklin e fotografive “Shqiptarë të Panjohur” në emër të të gjjthë atyre njerëzve të panjohur të cilët i ka takuar në rrugët e Shqipërisë, në qytete dhe fshatra të vegjël.
“Ata më lejuan t’i fotografoj duke më mësuar artin e mrekullueshëm të fotografisë”, u shpreh ai.
“Shqiptarë të panjohur” do të qëndrojë e hapur për publikun në COD deri në datën 30 prill.