E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Elbasani, në 4 vitet e ardhshme, ndryshim rrënjësor

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e qytetit të Elbasanit, ku tha se me Qazim Sejdinin në krye të Bashkisë, do të jetësohen projektet që shkojnë për përmirësimin e jetës së banorëve të Elbasanit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se vota e 8 majit , do të jetë fuqia e së ardhmes për çdo qytetarë shqiptar. Për këtë arsye, Rama tha se Elbasani do të votojë për të vetmen rrugë, pasi mazhoranca e kryeministrit Berisha, nuk ka model zhvillimi.
 

Po ashtu, kryetari i opozitës tha se me forcën e këtyre zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe koalicioni i majtë do të punojnë për të bërë realitet projekte të prekshme për shqiptarët dhe që lidhen me disa çështje që kanë të bëjnë me pronën, pastrimin territorial, punësimin e të rinjëve, tatimet dhe taksat.
 

Nga ana e tij, Qazim Sejdini ka ftuar banorët e Elbasanit, që në 8 maj të votojnë altenativën e” Aleancës për të ardhmen”, si alternativë që do ti jap fund problemeve me të cilën përballen shqiptarët aktualisht.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›