E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Eliminojmë të tjera angari e kosto të tepërta për ata që regjistrojnë mjetet për herë të parë!

Kryeministri Edi Rama njoftoi se duke filluar nga kjo e hënë do të ketë një procedure të re për regjistrimin e mjeteve rrugore për herë të parë, e cila do të eleminojë kohë pritje e kosto të tepërta për qytetarët dhe subjektet.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka publikuar një video mbi përfitimet e këtij shërbimi.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se duke nisur nga sot eliminojmë të tjera angari, kohë pritjeje e kosto të tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Me anë të kësaj risie hiqen rreth 60 mijë praktika në vit që kërkonin përkthime e noterizime njësie me origjinalin nga dokumentet në gjuhë të huaja, pagesa të larta (1 praktikë rreth 4,500-6,000 lekë!), orë e orë vërdallosje kioskave e lojërave të sekserëve, në vlera që konkurronin dhe vetë koston e targimit të mjetit. I kursen qytetarëve rreth 300, 000,000 lekë në vit.

Me propozimin e DPSHTRR, bazuar në sistemet e reja operative e informatike që garantojnë verifikim në kohë reale të të dhënave të mjetit si edhe në respekt të vizionit të e-qeverisjes e eliminimit të letrave, shkresave, burokracive dhe vetëdeklarimit e ndërveprimit mes strukturave të shërbimeve publike, u miratua në 18 janar udhëzimi nga MIE që autorizon njohjen nga DPSHTRR të çdo dokumenti origjine në gjuhën angleze dhe çdo dokument teknik nga prodhuesi apo të fitimit të pronësisë nga vendet e BE ose me kodet e Direktivave KE.

Përkthimi e noterizimi do të kërkohet vetëm për dokumentet në gjuhën kineze, arabe, koreane, etj, që përbëjnë një numër minimal rastesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›