Rruga Peshkëpi-Selenicë, në pranverë pjesë integrale e korridorit të Lumit të Vlorës

Rruga Peshkëpi-Selenicë është investimi më i fundit që bëhet pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës. Punimet kanë ecur mirë ndaj kjo rrugë pritet të bëhet funksionale brenda 2 muajsh.
Rruga ka një gjatësi 14.6 km, gjerësi të asfaltuar 6 m si dhe dy bankina nga 75 cm.
Kjo rrugë financohet nga FSHZH dhe do të lidhë banorët e zonës me të gjithë rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhe zonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë e Gjirokastër.