E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Europa të mendojë në dy drejtime, më e fuqishme ushtarakisht, por edhe e ekonomikisht

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kreu i qeverisë mori pjesë në panelin “Zgjerimi i BE-së” me pjesëmarrjen e Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kreu i qeverisë u shpreh se ekziston një paradoks për të cilin duket sikur askush nuk po mendon, sa i përket investimeve në standardin e mbrojtjes.

“Ka një nxitim për të investuar në mbrojtje për të rritur standardin e mbrojtjes, për të bërë më shumë për mbrojtjen, por cila është përgjigja ndërkohë. Që ndërkohë që fuqitë e tjera investojnë në mbrojtje kanë edhe norma mjaft të arsyeshme të rritjes ekonomike, ndërkohë që Europa nuk i ka. Ku do t’i gjejë paratë Europa për të bërë të gjitha këto rritjet investimeve në mbrojtje. Nuk kam dëgjuar kurrë asgjë më traumatike, më tronditëse dhe më të marrë sesa duhet të lëmë mënjanë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pjesën tjetër sepse tani përparësia jonë është të mbijetojmë. Nëse përgjigja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake, është të shndërrohemi në një kontinent injorance, mendoj se nuk vlejmë për asgjë dhe të vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati të pushtohet nga amerikanet apo evropianët, por problem është se askush nuk do të na “pushtoj딒, tha Rama.

Sipas Ramës, Evropa duhet të mendojë në dy drejtime, më e fuqishme ushtarakisht, por edhe e ekonomikisht.

“Më e fuqishme në të gjithë sfidat që lidhen me të ardhmen. Amerika e shpiku Inteligjencën Artificiale, Kina e kopjoi, Evropa edhe pa e pasur e rregulloi, përcaktoi rregulla për këtë. Si do të konkurrojmë për hir të Zotit. Është e qartë se Europa ka çelur diskutime dhe falë zotit, Von Der Leyen po e merr personalisht të nisë rregullimin, por ndërkohë na thonë rregulloni, hartoni rregullore, por si do të vazhdojë kjo gjë. Është një lloj inercie. Nga përvoja ime kam njohur dy BE, atë që njohin të gjithë, BE e debateve të mëdha dhe një BE tjetër që funksionon si ore zvicerane 24 orë në 7 ditë të javësh, 30-40 mijë njerëz që prodhojnë çdo ditë nuk e di sa rregullore. Nuk ka luftë, nuk ka kriza nuk ka ndryshime klimaterike a kërcënim bërthamor që ndryshon mënyrën si funksionon si orë zvicerane hartimi i rregulloreve”, tha Rama

“Për të çelur një llogari bankare sot në Evropë është bërë më e ndërlikuar sesa të blesh një shtëpi, dhe ka shumë gjëra të tjera njësoj si kjo”, tha Rama.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›