E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjerimi i BE-së, Rama: Evropa duhet të jetë e bashkuar, ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

TIRANË, 16 shkurt /ATSH/ Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih për Konferencën e Sigurisë, mori pjesë në panelin “Zgjerimi i BE-së” me pjesëmarrjen e Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Hristijan Mickoski, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut nën drejtimin e Majda Ruge, Anëtare e Lartë e Politikave, Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë.

Rama u shpreh se Bashkimi Europian ka më shumë nevojë për Ballkanin Perëndimor dhe vende të tjera që nuk janë pjesë e unionit, se sa mund të ketë nevojë këto të fundit për BE.

Kryeministri theksoi se nëse Europa dëshiron të dalë nga kjo krizë e vetmja zgjidhje është bashkimi. Sipas Ramës SHBA mund ta marrë seriozisht BE-në vetëm kur të jetë e bashkuar dhe e më e fuqishme ekonomikisht.

“Ky zgjerim është trajtuar si një lloj bujarie, BE ka nevojë për ne më shumë sesa kemi nevojë ne për ta. Pse? Mos e merr për arrogancë sepse ne jemi mësuar të mbijetojmë. Problem është se nëse BE do të dojë të dalë nga të gjitha këto krizat duhet të bashkohet si Evropë.

“Amerika pa Evropën është thjeshtë një ishull, Europa pa Amerikën është një gadishull. Ai ishull dhe ky gadishull duhet të jetë bashkë. Por që Sherifi atë ishull të marrë seriozisht, BE-në, BE duhet të bëhet më i fuqishëm dhe shifrat kanë vlerë për Sherifin. Ne duhet të shfaqemi te dera e Sherifit si një treg 700 milionë në të kundërt jemi të detyruar të përfundojmë si priftërinjtë në Kostandinopojës, ndërsa muret po binin ata shqetësoheshin për ‘seksin e engjëjve’”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›