E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Faleminderit nga zemra shqiptarëve të Athinës

TIRANË, 30 mars/ATSH/ Kryeministri Edi Rama falënderoi sot shqiptarët që jetojnë në Athinë, Greqi për pjesëmarrjen në takimin e sotëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga ky takim, ku morën pjesë shqiptarë që jetojnë në Athinë.

“Faleminderit nga zemra shqiptarëve të Athinës”, shkruan Rama.

Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama i siguroi se votat e tyre duhen për të vrapuar së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

/k.s//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›