E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Festa e Bjeshkëve të Çajës në 30 qershor, nën hijeshinë e livadheve alpine

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Festa e Bjeshkëve është një tjetër aktivitet i cili po kthehet në një traditë në Çajë të Kukësit, duke promovuar bukuritë natyrore të zonës, mikpritjen dhe kulinarinë.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Bjeshkët e Çajës, bashkë me ftesën për t’u bërë pjesë e kësaj feste në 30 qershor.

“Festa e Bjeshkëve të Çajës në Kukës na thërret të gjithëve më 30 qershor nën hijeshinë e livadheve alpine, traditave të zonës dhe bollëkut të prodhimeve të fermerëve malësorë, vlera që ne i ruajmë me krenari”, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh se festat lokale janë një pasuri e çmuar e ofertës sonë turistike, ndërsa kujtoi se “duke shkarkuar aplikacionin TEA do të zbulohet gjithë kalendari i tyre nga Vermoshi në Konispol”.

Organizimi i festave lokale ka filluar të japë efekt vit pas viti, pasi gjithnjë e më shumë kjo zonë po vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›