Rama: Fitorja jone nuk do te vidhet
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka garantuar qe nga Fieri dhe Lushnja se vota e shqiptareve do te jete e mbrojtur ne 28 qershor dhe se fatin e kesaj beteje, nuk ka mundesi ta nderroje askush. "Fati i kesaj beteje nuk nderrohet me dhune, nuk nderrohet me leke, nuk nderrohet me vjedhje. Fati i kesaj beteje eshte shkruar ne zemren e nje populli te tere, dhe zemrat e nje populli as nuk mund te dhunohen, as nuk mund te blihen dhe as nuk mund te vidhen", ka qene deklarata e kryetarit socialist Edi Rama, qe nga qyteti i Fierit. Sipas tij, fitorja e socialisteve do te jete fitorja e nje Shqiperie te re, do te jete fitorja e nje politike te re, do te jete fitorja per te hapur nje rruge te re, per veten, per familjen, per fshatin, per qytetin, per atdheun, per Shqiperine si gjithe Evropa. "Rezultatin historik te 28 qershorit, nuk ka force qe e permbys me mjete dhe rruge te paligjshme", ka paralajmeruar Rama qe nga Myzeqeja. Kryetari socialist ka zhvilluar takimet permbyllese elektorale ne qytetin e Lushnjes dhe ate te Fierit. Ne keto takime Rama u shpreh se kjo nuk eshte beteja mes socialisteve e demokrateve, por kjo eshte beteja e nje Shqiperie qe nuk mund te vazhdoje e gjunjezuar nga papunesia e varferia. Ne qytetin e Lushnjes ai eshte shprehur per nje fitore historike ne 28 qershor, pasi Shqiperia nuk mund te humbase. "Kjo eshte beteja e familjeve qe nuk kane pune, kjo eshte beteja e Shqiperise se gjunjezuar nga varferia. Kjo eshte beteja e Shqiperise se sfilitur nga papunesia, kjo eshte beteja e Shqiperise se kercenuar nga analfabetizmi, kjo eshte beteja e Shqiperise se gerryer nga korrupsioni. Kjo eshte beteja e Shqiperise se goditur nga dhuna. Ne do te fitojme, sepse Shqiperia nuk mund te humbase", tha Rama. Nderkohe qe ne qytetin e Fierit, kryetari socialist eshte ndalur tek presioni i vazhdueshem i drejtoreve, shefave dhe drejtuesve te administrates, ndaj nepunesve te shtetit, per te votuar kunder vullnetit te tyre. Rama ka garantuar te gjithe nepunesit e shtetit per te votuar te lire, se askush nuk do t'ua preke dot vendin e tyre te punes. "U them te gjithe mesuesve dhe mesueseve te qytetit te Fierit dhe te gjithe rrethit te Fierit: Me 28 qershor shkoni pa frike ne kuti dhe votoni per Partine Socialiste, sepse duke votuar per Partine Socialiste, ju do t'i jepni fund nje here e mire epokes se mesuesve dhe nxenesve te perdorur si kope, per mitingjet e partive qe jane ne pushtet. Historia e mesuesve dhe mesueseve, te cileve kryeministri u permend cdo dite prej nje viti, rrogen qe iu ka rritur dyfish dhe tani ne fund iu thote se do t'iu heqe rrogen po nuk i dhane voten, do te marre fund me 28 qershor", deklaroi Rama. Ai ka garantuar se pas 28 qershorit mesuesi, mjeku, polici dhe nepunesi i shtetit do te jene simbole te paprekshme dhe do te jene fytyra e shtetit te ri te Shqiperise si gjithe Evropa.
Paralajmerimi
"Fati i kesaj beteje nuk nderrohet me dhune, nuk nderrohet me leke, nuk nderrohet me vjedhje. Fati i kesaj beteje eshte shkruar ne zemren e nje populli te tere dhe zemrat e nje populli, as nuk mund te blihen dhe as nuk mund te vidhen", tha Rama.
Varferia
"Kjo eshte beteja e familjeve qe nuk kane pune, kjo eshte beteja e Shqiperise se gjunjezuar nga varferia. Kjo eshte beteja e Shqiperise se sfilitur nga papunesia, kjo eshte beteja e Shqiperise se kercenuar nga analfabetizmi", tha Rama.
Paralajmerimi
"Fati i kesaj beteje nuk nderrohet me dhune, nuk nderrohet me leke, nuk nderrohet me vjedhje. Fati i kesaj beteje eshte shkruar ne zemren e nje populli te tere dhe zemrat e nje populli, as nuk mund te blihen dhe as nuk mund te vidhen", tha Rama.
Varferia
"Kjo eshte beteja e familjeve qe nuk kane pune, kjo eshte beteja e Shqiperise se gjunjezuar nga varferia. Kjo eshte beteja e Shqiperise se sfilitur nga papunesia, kjo eshte beteja e Shqiperise se kercenuar nga analfabetizmi", tha Rama.